E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti: “Sinjale” nga aparati tretës

Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura në botën perëndimore. Numri i personave të prekur rritet çdo ditë, duke u shndërruar në një epidemi.

Karakteristikë e kësaj sëmundjeje është rritja e përqendrimit të glukozës në gjak, që me kalimin e kohës, rrit riskun për infarkte të zemrës, infarkt të trurit, verbëri dhe dëmtim të nervace, veshkave dhe syve. Aktualisht personat që vuajnë nga diabeti monitorojnë në mënyrë konstante nivelin e glukozës dhe ulja e tij arrihet me anë të dietës, aktivitetit fizik dhe injektimit të insulinës. E gjithë kjo kërkon një impenjim konstant nga pacientët dhe shoqërohet me një sërë kufizimesh në stilin e jetës. Për këtë arsye shumë laboratorë në botë, janë në kërkim të metodave alternative për të kontrolluar sasinë e glukozës që qarkullon në gjak. Në këtë drejtim, zbulimi i ekipit të shkencëtarëve të drejtuar nga Tony Lam i “Toronto General Hospital Research Institute”, në Kanada, ka hapur perspektiva të reja. Studiuesit, në një sërë eksperimentesh të kryera te brejtësit, kanë zbuluar se tretja e ushqimeve me yndyrna, aktivizon në nivel të aparatit tretës, disa nyje nervore që transmetojnë mesazhe në tru. Ky i fundit, reagon duke dërguar sinjale mëlçisë, e cila ul prodhimin e sheqernave, dhe në këtë mënyrë dhe atyre që qarkullojnë në gjak. I gjithë ky proces zgjat 15 minuta. Ndërlidhja e nervave mes aparatit tretës dhe trurit, ose nga truri në mëlçi, bllokon mekanizmin virtuoz, ekzaktësisht ashtu siç ndodh kur brejtësit ushqehen për tre ditë rresht me ushqime me nivel të lartë lipidesh (yndyrnash). Sipas Lam, “zbulimi i këtij mekanizmi, mund të çojë në krijimin e një linje medikamentesh të reja që, duke vepruar në aparatin tretës, mund të ndikojnë në uljen e nivelit të glukozit në mënyrë më efikase dhe më pak invazive, nga ato që ekzistojnë sot në treg”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›