E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gara “Apollon 2008”

Nis në qytetin e Fierit edicioni i shtatë i festivalit mbarëkombëtar të aktrimit “Apollon 08”.

Nga data 12 deri në 18 maj, artdashësit fierakë do të kenë mundësinë të shijojnë lojën e aktorëve të tetë trupave pjesëmarrëse në këtë eveniment. Pjesët më të spikatura dhe aktorë të njohur të skenës shqiptare, do të garojnë midis tyre për të fituar edhe çmimin e madh, i cili do të jepet mbrëmjen e 17 majit në mjediset e odeonit madhështor të qytetit antik të Apolonisë. E para që ka çelur garën, ka qenë trupa e Fierit, me një nga pjesët e saj më të fundit me regjinë e Dhimitër Orgockës, drama “Fqinjët” e shkruar nga Ruzhdi Pulaha. Pas saj, aktorët profesionistë të trupës së Pejës kanë interpretuar veprën “Përplasja”, me autor dhe regji të Ekrem Kryeziut. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›