E Shtunë, 31 Tetor 2026

At Zef Pllumi në anglisht

“Rrno për me tregue”, vepra e njohur e At Zef Pllumit është botuar në anglisht.

 Kohët e fundit, shtëpia botuese amerikane “Universe”, nxori nga shtypi vëllimin e parë të librit “Live to Tell”, ku përfshihen kujtimet e tij nga viti 1944-1955. Libri vjen në anglisht i përkthyer nga shqipja, “Rrno për me tregue” duke i mos ia mohuar kështu përparësinë e njohjes lexuesit shqiptar. At Zef Pllumi në këtë vepër sjell fakte se si regjimi hoxhaist përndiqte, burgoste e vriste priftërinjtë katolikë, ndërsa persekutonte e internonte banorë të zonave veriore nga frika se, shtëpitë e tyre mund të përdoreshin si baza strehimi për të ikurit, të arratisurit dhe kundërshtarët e regjimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›