Vitet ‘30 me stilimin e Rezarta Skifteri
“Haute Couture 2008”. Prezantohet industria Skifteri.
Ngjyra të ëmbla, delikate, efekte të forta, bizhu, fjongo, lule, gurë të shndritshëm, dantella, flutura e shumë e shumë detaje të tjera që i përkasin deri diku stilit të viteve ’30. Në një ambient që të sjell aromën e atyre viteve, me mure të lashtë, e arredim të drunjtë, me kolltukë antike e videoprojektorë në sfond. Një sfilatë e menduar gjatë për çdo detaj. Eshtë koleksioni më i ri i veshjeve të stilistes së njohur Rezarta Skifteri, një koleksion me plot 40 veshje, të cilën stilistja e solli dje në mbrëmje, në pasarelat e ngritura në hotel “Sheraton”. Gjithçka e punuar vetë, me delikatesë, me imtësi, duke filluar që nga fustanet e shndritshëm me ngjyra dhe temina, duke vijuar me aksesorë plotësues, nga kapëset e flokëve të punuara me dorë nga punonjësit e ateliesë e deri tek unazat, bizhutë apo edhe më tej sandalet, të stiluara nga vetë Skifteri e realizuara në një fabrikë të posaçme.
* * *
Këtë herë Skifteri ka vendosur të çudisë me stilin që prek shumë detaje të viteve ’30. Ka vendosur të sjellë mbi pasarela femrën sensuale, transparente, të portretizuar bukur jo vetëm me 40 veshjet e saj, por dhe me të gjithë aksesorët, bizhutë, këpucët e sandalet, të cilat gjithashtu janë të stiluara nga duart e saj. Pra, në këtë koleksion gjithçka është “Made in Skifteri” dhe e punuar me dorë. Nga skicat e saj në letra, për fustanet, zhuponët, fjongot, lulet, bizhutë, sandalet, tylërat… Puna ka vijuar me vrull në sallën e rrobaqepësisë në atelienë e saj, në kapanonin e madh të fabrikës së këpucëve, ku u realizuan sandalet e kështu me radhë. Ndaj për krijimin e këtij koleksioni, stilistes i janë dashur plot 3 muaj punë.
* * *
Modelet që ka zgjedhur për të prezantuar 40 veshjet e saj, janë vajzat e njohura të pasarelave. Krahas Linda Podës do të jetë dhe Jorida Malltezi, Silvi Skënderaj, Rezarta Shkurta, Orinda Huta etj. Këto modele, ndryshe nga sfilatat e shkuara nuk do të sjellin në pasarela femrën e fortë, të mbuluar me zinxhirë e percina por femrën sensuale, të brishtë, të zhytur në luks. Ashtu siç kanë qenë pak a shumë femrat e viteve ’30, stil të cilit skifteri i është referuar për krijimin e shumë detajeve dominuese në koleksionin e saj “Haute Couture 2008”.
* * *
Materialet që stilistja Skifteri ka përdorur në këtë koleksion janë: Zhyponët, tylërat transparente të kuruara me dorë, taftatë, coha metalike...E ndërsa ngjyrat janë ato më mbizotërueset duke filluar nga roza antike, tek nuancat e bojëqiellit e gurëkalit, viola e lehtë. Janë përdorur gjithashtu edhe efektet e së zezës, sfumaturat e së bardhës dhe panës. Ndërsa vajzat që janë ngjitur në pasarelë dje, kanë pasur të njëjtin look, të njëjtin truk, janë stiluar të gjitha njësoj, duke iu përshtatur stilit të gjithë sfilatës: Femra sensuale. Bizhutë e duarve dhe kokës janë të gjitha të punuara me dorë. Pjesa më e mirë e tyre dhe me gurë svarovsky.
Pak histori për sfilatat në vite
Sfilatën e saj të parë, Skifteri e realizoi nga bangat e Liceut Artistik, kur maturën do ta mbronte me një sfilatë të vërtetë me veshje mbrëmjeje. Kështu do të vepronte dhe katër vjet më pas kur do të mbronte, gjithashtu me një sfilatë të vërtetë diplomën e Akademisë së Arteve. Në këtë sfilatë ajo do të çudiste jo pak me veshjet e realizuara duke përdorur filma, shkarpa, copa gazetash e shumë detaje të tilla të çuditshme. Ndërsa nuk ishte veçse 22 vjeçe. Ndërsa pedagogët dhe rektori i Akademisë në ato kohë do ta përgëzonin studenten, që kishte guxuar e para të mbronte diplomën me një spektakël të vërtetë. Ndërkohë që, stilistja e re i kishte pushtuar spektaklet televizive me fantazitë e saj. Në 1995 ishte prezantuar si stiliste në sfilitën, që u realizua në këtë vit në Teatrin Kombëtar. Në vitin 1999, prezantoi Shqipërinë në një sfilatë në Ukrainë, ku merrnin pjesë 12 stilistët më të mirë nga bota, të grup moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Një vit më parë prezantoi koleksionin e saj në «Java e modës shqiptare». Dhe ja ku është sërish, me koleksionin e saj të ri.