Tirana, presion FSHF-së,Duro rrezikon Kombëtaren
Klubi i Tiranës ka bërë një kërkesë të paprecedentë në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke synuar që të penalizojë futbollistët Klodian Duro dhe Endri Vrapi edhe në Kombëtare.
Jetmir Halilaj
Këta lojtarë, përfshi edhe Ervin Sinën u përjashtuan pak ditë më parë nga klubi bardheblu me pretekstin se nuk ishin impenjuar sa duhet në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke toleruar tej mase ndaj Vllaznisë. Mes tre lojtarëve ka pasur edhe një konfrontim të ashpër me donatorin Refik Halili, i cili i ka akuzuar ata në pushim të ndeshjes se kishin toleruar dhe nuk kishin shfaqur grintën e duhur në fushë. Të tre këta lojtarë janë zëvendësuar në pushim të ndeshjes dhe një ditë më vonë iu është komunikuar se janë përjashtuar nga ekipi për mosimpenjim. Tani Duro dhe Vrapi, të cilët janë në listën e të grumbulluarve për miqësoren kundër Polonisë, rrezikojnë që të mbeten jashtë, pasi Ari Han mund të ndikohet nga sugjerimi i Tiranës, ashtu sikundër bëri edhe ish-tekniku i kuqezinjve Oto Bariç në rastin e Ilion Likës. Mllefi i drejtuesve të klubit të Tiranës nuk ka përfunduar me kaq. Dje ata kanë paraqitur një kërkesë në FSHF, ku i kanë kërkuar kësaj të fundit që t’i sugjerojë trajnerit të Kombëtares që mbrojtësit Klodian Duro dhe Endri Vrapi, të mos grumbullohen me Kombëtaren në ndeshjen e radhës. Drejtuesit e Tiranës e kanë motivuar kërkesën e tyre se këta lojtarë, përderisa nuk përqendrohen dhe nuk impenjohen seriozisht në skuadrën e tyre, nuk mund të jenë seriozë edhe në ekipin Kombëtar, madje mund ta dëmtojnë atë me neglizhencën dhe mungesën e korrektësisë, që kanë shfaqur në skuadrën e Tiranës. Nuk është hera e parë që një futbollist i ekipit kombëtar shqiptar përjashtohet nga skuadra e tij. Rasti më i freskët është ai i portierit Ilion Lika, i cili pasi u përjashtua vjet nga Dinamo me të njëjtin pretekst (mosimpenjim) humbi edhe vendin në Kombëtare, pasi ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç, menjëherë pasi u njoh me këtë fakt preferoi të mos e grumbullonte gardianin 26-vjeçar, duke mos rrezikuar që konflikti që ai kishte me Dinamon të ndikonte keq edhe në imazhin e Kombëtares. Të njëjtën gjë rrezikojnë edhe Duro e Vrapi, pasi ka shumë gjasa që Ari Han të marrë parasysh situatën aktuale në të cilën ndodhen lojtarët, por edhe sugjerimin e Tiranës. Sot pritet që FSHF të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me kërkesën e Tiranës, megjithatë nëse Han vendos ta lërë jashtë lojtarin, FSHF është e pafuqishme për të ndërhyrë, madje përkundrazi, në këtë rast do të dilte krejtësisht e larë, duke thënë se “ne e bëmë tonën, por s’ndërhyjmë dot te vendimet e trajnerit”.