Diabeti provokon dyfish shqetësimet kardiovaskulare
Autori i Lajmit: red.
Sëmundja e zemrës është e shpeshtë tek njerëzit me diabet. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës vlerësojnë se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në ¾ e vdekjeve në mesin e personave me diabet.
Derisa të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjes së zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjes së zemrës.
Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim të saj. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës.
Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për tu prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta. Si çdokush tjetër, njerëzit me diabet kanë një rrezik të rritur të vdesin nga sëmundja e zemrës nëse ata kanë më shumë faktorë të rrezikut. Sidoqoftë, gjasat janë më të larta tek personat me diabet. Prandaj, derisa një person me një faktor të rrezikut mund të ketë gjasa reale të vdesë nga sulmi në zemër, personi me diabet ka rrezik të dyfishtë ose madje të katërfishtë.
Një studim, për shembull, ka gjetur se njerëzit me diabet të cilët nuk kanë pasur faktorë të tjerë të rrezikut nga sëmundja e zemrës kanë qenë 5 herë më të prirë të vdesin nga kjo sëmundje, krahasuar me ata pa diabet. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit me nivel të lartë të sheqerit, pavarësisht prej numrit të faktorëve të tjerë të rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin po aq të prirë të kenë sulm në zemër sa edhe personat jo diabetikë të cilët kanë pasur tashmë sulm në zemër. Kështu që, diabeti konsiderohet i barabartë me sëmundjen e zemrës. Dhe, ekspertët rekomandojnë që të gjithë njerëzit me diabet duhet t i trajtojnë faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës po aq fort sa edhe njerëzit që tashmë kanë pasur sulme (infarkt) në zemër. Çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës?
Shkak më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose ateroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut. Kjo mund të pasohet me sulm në zemër. I njëjti proces ngjan në të gjitha arteriet e trupit, duke çuar në mungesë të gjakut në tru, duke shkaktuar sulme në tru ose mungesë të gjakut në këmbë, duar ose kraharorë duke shkaktuar çrregullime vaskulare periferike.
Njerëzit me diabet janë po ashtu në rrezik të lartë nga pamjaftueshmëria e zemrës, gjendje në të cilën zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në mënyrë të duhur. Kjo mund të bëjë që lëngjet të grumbullohen në mushkëri duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, ose rikthim të lëngjeve në pjesët tjera të trupit (veçanërisht këmbë) që shkakton ënjtje.
Si trajtohet sëmundja e zemrës?
Ekzistojnë disa opsione të trajtimit varësisht prej shpeshtësisë së sëmundjes, përfshirë:
* Terapia me aspirinë për të ulur rrezikun e mpiksjes që çon në sulme në zemër dhe në tru.
* Ushqimi.
* Ushtrime fizike jo vetëm për humbjen e peshës, por për të rritur kontrollin e glukozës, shtypjes së lartë të gjakut, niveleve të kolesterolit dhe për të ulur trashësinë abdominale, faktorin e rrezikut të sëmundjes së zemrës.
* Barnat.
* Operacioni.
Cilat janë shenjat e çrregullimit të zemrës?
Simptomat e sëmundjes së zemrës përfshijnë:
* Frymëmarrje të shkurta.
* Ndjenja e dobësisë.
* Ndjenja e marramendjes.
* Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
* Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.
* Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
* Nauze (mundim).
* Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë tek shërbimi më i afërt i emergjencës.
Sëmundja vaskulare periferike ka këto simptoma:
* Ngërçe në këmbë derisa ecni
* Këmbë të ftohta
* Puls i ulur ose mungesë e pulsit në shputa ose këmbë
* Humbje e dhjamit nën lëkurë të pjesëve më të poshtme të këmbëve
* Humbje e qimeve në pjesët më të ulëta të këmbëve
Si trajtohet çrregullimi vaskular periferik?
* Angazhimi në një program të rregullt të ecjes (45 minuta në ditë, i pasuar me
pushim)
* Mbathja e këpucëve speciale
* Terapia me aspirinë
* Barnat
* Mospirja e duhanit
* Doza të ulëta të aspirinës rekomandohen për burrat dhe gratë me diabet të cilët janë
mbi moshën 30 vjeçare dhe janë në rrezik të lartë nga sëmundja e zemrës dhe sëmundja
periferike vaskulare. Flisni me doktorin tuaj për të përcaktuar nëse terapia me aspirinë
është e nevojshme për ju. Nëse keni sëmundje të caktuara, terapia me aspirinë mund të mos rekomandohet.
Si mund të parandalohet çrregullimi i zemrës tek personat me diabet?
* Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj. Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni.
* Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.
* Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.
* Humbisni peshën nëse jeni të mbipeshë.
* Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor.
* Merruni me ushtrime fizike rregullisht.
* Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.
* Leni duhanin.
Studimi, zemra ka nevojë për më shumë se 7 orë gjumë
Edhe zemra ka nevojë për pushim. Orët e pakta të gjumit jo vetëm që nuk ndihmojnë mendjen dhe trupin, por shtojnë edhe rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Të rrezikuar janë personat që flenë më pak se 7. 5 orë gjume në natë dhe ata që kanë probleme me tensionin e lartë.
Studimi i përket një universiteti japonez dhe është publikuar në revistën "Archives of Internal Medicine". Shpesh, për të fituar më shumë kohë për impenjmet e tjera, ne ia rrëmbejmë orët gjumit, por ai është pjesë e rëndësishme që s duhet harruar. Studiuesit japonezë për katër vjet ndoqën gjendjen shëndetësore të 1255 personave të moshës 70-vjeçare që vuajnë nga hipertensioni dhe zbuluan se mes tyre, personat që flinin më pak orë gjumë dhe vuanin nga hipertensioni, ishim më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ndërkaq, një studim italian ka treguar se të ndryshosh stilin e jetës pas një infarkti, do të thotë të parandalosh infarkte apo probleme të tjera vaskulare.
Agjërimi lehtëson punën e zemrës
Agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës, pasi 10 për qind e gjakut të pompuar nga zemra shkon në aparatin tretës gjatë procesit të tretjes. Kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse nuk kemi proces tretjeje gjatë ditës. Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës.
Ndërkaq, agjërimi, pa e tepruar, është mjeku më i aftë dhe më i lirë. Ai çon në uljen e peshës, me kusht që ta shoqërojë normaliteti në sasinë e ushqimit në kohën e iftarit dhe njeriu të mos e fryjë stomakun me ushqim e lëngje pas agjërimit. Sheqeri i gjendur në hurma i sjell njeriut ndjesi ngopjeje, pasi gjaku atë e thith shumë shpejt e në të njëjtën kohë i jep trupit energjinë e nevojshme për të vazhduar aktivitetin e mëtejshëm. Por nëse e fillon ngrënien pas një urie të gjatë duke ngrënë mish e bukë, atëherë tërë këto ushqime duan një kohë të gjatë të treten e një pjesë e tyre të shndërrohet në sheqerna e si rrjedhim njeriu ndien ngopje. Kështu njeriu vazhdon të mbushë stomakun e tij mbi masë, duke menduar se ai akoma është i uritur. Rrjedhimisht agjërimi e ka humbur specifikën e tij në sjelljen e shëndetit dhe elegancës, duke u kthyer në fatkeqësi për njeriun, sepse i shtohet më tepër shëndeti dhe dhjami.
Studimi i ri
Në arteret e inflamuara grumbullohen më tepër pllakëzat e kolesterolit
Kolesteroli nuk është shkaktari i vetëm i bllokimit të artereve
Dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterolit mund të mos jetë hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterolit, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra njerëz pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolit. Doktor Steven Nisen i klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterolit si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesteroli dhe pllakëzat e kanë më të lehtë për t"u grumbulluar përgjatë mureve të brendshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolit ra dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në zemër pakësohej me 50 përqind. Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe heqjes dorë nga duhani dhe alkooli.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009