Lirika dhe epika takohen në natën e katërt
Autori i Lajmit: red.
Mbrëmja e katërt në kalanë e Gjirokastrës ku mbahet festivali folklorik është hapur me grupin e 60 shqiptarëve nga Mali i Zi, ku përveç epikës kanë sjellë dhe lirikë deti. Programi i tre grupeve artistike nga Mali i Zi, “Liria”, “Gruda” dhe “Ulqini”, kanë “zbarkuar” për herë të dytë radhazi në skenën e madhështore të qytetit të gurtë, por kësaj radhe për të konkurruar me të drejta të barabarta dhe me plot dinjitet me traditat e tyre folklorike. Tinguj baritor me kavall, interpretuar nga Shtjefën Ujkaj, ishte hapja e programit të këtij grupi për tu befasuar më pas spektatori befasohet në vallen “Dyluftimi me shpata”, interpretuar nga artistët e rinj Emin Palaj dhe Naxha Nikaj. Shoqëria “Gruda” erdhi në festival me një këngë me çifteli të titulluar “Përshëndetje nga Malësia”, kënduar nga Gjon Gjolaj për t ia kaluar radhën kërcimit “malësorçe” interpretuar nga Mark dhe Maria Kalaj, ishte një perlë e vërtetë që “tronditi” platenë e skenës së kalasë.
Kënga labe
Nën drejtimin e raspodit Kastriot Lekdushi, një grup polifonik lab që përfaqëson shoqërinë kulturore "Vëllazërimi" në Athinë (Greqi), ka dalë para publikut për të përshëndetur Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, Vasilika Sakaj, Azis Hysenaj, dhe Përparim Sulçe, të mbështetur nga një iso e harmonizuar prezantuan katër këngë me katër tematika të ndryshme.
Koncerti i këtij grupi, nisi me elegjinë "Kënga labe në mërgim", në një harmoni të përkryer zërash të grupit të isos që i dhanë këngës një ritëm dhe melodi që u duartrokit gjatë nga të pranishmit. Grupi polifonik "Vëllazërimi" ka mbi 10 vjet që jep koncerte për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë (Greqi) dhe repretori i këngëve të interpretuar prej tyre, përfshin jo vetëm këngë polifonike të njohura, por edhe krijime të reja. Festivali Folklorik i Gjirokastrës, ne edicionin e tij të IX synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më përfaqësuese të trashëgimisë sonë kulturore. Kjo veprimtari është konsideruar ndër më të rëndësishmet e këtij lloji në vendin tone.
Qarku i Beratit
Nën ritmin e dajreve u ngjitën për të konkurrar në skenën e gurtë të FFK të Gjirokastrës grupi folklorik i Qarkut të Beratit, të cilët hapën koncertin me këngën "Gjuha shqipe", një këngë burimore, që u pasua nga një valle grash interpretuar nga grupi i grave të Urës Vajgurore. Tematika e sjellë nga bartësit e foklorit të Beratit në skenën më të madhe të folkut në Gjirokastër ishte e larmishme. Këngët me motive humoristike "Pleqëri e shkretë", apo ajo qytetare "Qelepir gjeç belanë" u mirëpritën dhe u shoqëruan me duartrokitje nga publiku. Etnomuzikologët dhe hulumtuesit skrapalllinj të folklorit të trevës mundën që nëpërmjet ekspeditave hulumtuese në terren të zbulonin e përpunonin materiale të rralla folklorike siç ishte kënga e titulluar Te pusi plaku sëmurë", kënduar nga grupi i grave me marrësen Drita Qafoku, Programi i grupit foklorik, u pasua nga një interpretimi vituoz me vegla muzikore tradicionale e instrumentale popullore, ku atmosferën e ndezi një interpretim me fyell nga Nazif Ndoka. si dhe interpretimi në pipëz nga Isa Husaj. Programi i grupit të Beratit, zgjati rreth 30 minuta dhe u mirëprit nga dashamirësit e folklorit që kishin mbushur skenën e kalasë. Festivali Folklorik i Gjirokastrës, ne edicionin e tij të IX synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më përfaqësuese të trashëgimisë sonë kulturore. Kjo veprimtari është konsideruar ndër më të rëndësishmet e këtij lloji në vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009