Porti i Vlorës, shkelje me prokurimet publike
Autori i Lajmit: red.
Në verifikimet e bëra në Portin e Vlorës, janë konstatuar shkelje në dispozitat ligjore. Shkeljet më të mëdha rezultojnë në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik në 5 raste të shoqëruara me dëme financiare në shumën 579 mijë lekë. Ka pasur gjithashtu edhe mangësi në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore në lidhjen e kontratave me subjektet që operojnë në procesin e ngarkim-shkarkimit në këtë Port. Autoritet nuk kanë analizuar as shkaqet e anulimeve për tenderët në vitet 2007-08 dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia përkatëse për këto anulime. Për përmirësimin e situatës KLSH-a ka rekomanduar 22 masa organizative dhe disiplinore, si dhe largimin nga detyra për projektin e Portit Detar Vlorë. Gjithashtu është bërë edhe kallëzim penal për ish-Kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës pasi ka miratuar privatizimin e aktivitet të shërbimit të sektorit të ngarkim- shkarkimit duke shkaktuar humbje të ardhurash në vlerën 458.5 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009