Raporti i KLSH: Miliona euro abuzime në ujësjellës dhe Portin e Vlorës
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Projektet e financuara nga donatorët për ndërtimin e ujësjellësve në disa rrethe të vendit rezultojnë me abuzime financiare. Në këtë konkluzion ka dalë raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka shqyrtuar praktikat e realizimit të disa projekteve. Pjesë e raportit ka qenë edhe Porti Detar i Vlorës. Nga kontrollet e ushtruara nga KLSH-ja ndaj subjekteve të mësipërme, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore. Në projektet bashkiake të furnizimit me ujë për qytet Durrës, Fier, Lezhë dhe Sarandë, të financuara me anë të një kredie prej 15 milionë dollarësh nga Banka Botërore, investimi ishte parashikuar që të realizohej nga një operator privat. Kjo do të synonte rritjen e performancës së ndërmarrjeve, si dhe transformimin e tyre në njësi vetë-financuese që të sigurojnë vazhdimisht ujë të mjaftueshëm me kosto të përballueshme dhe me cilësi të mirë për konsumatorët. Por pas kontrollit të ushtruar në këtë kompani që duhet të mbulonte të njëjtin projekt në disa rrethe, KLSH-ja zbuloi shkelje që arrinin në disa milionë euro.
Operatori privat “Berlinëasser International” që sipas raportit të KLSH-së, ishte kompani që do të realizonte investimin në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm në disa qytete (bashki) të vendit, ka përfituar padrejtësisht shpërblim nxitës në shumën 471.5 mijë USD, pasi ky shpërblim nuk është bazuar në rishikimin e treguesve të llogaritjes. Subjekti i ka paguar konsulentit, një shtesë të kontratës bazë në vlerën 455 mijë euro, të cilat janë konsideruar si dëm ekonomik, pasi këto punime konsulenti duhej ti kryente në fazën e parë të kontratës bazë, për të cilat dhe është paguar. Subjekti ka lidhur kontratë me konsulentin në kundërshtim me ligjet, duke shkaktuar kështu një dëm ekonomik prej 140 mijë eurosh, si dhe një dëm tjetër prej 112 mijë USD si rezultat i mosmbajtjes së tatimit në burim dhe afër 273 mijë euro nga shmangja e detyrimit të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ky subjekt ka lejuar dhe tejkalimin e shumës së kredisë në vlerën 1.3 milionë USD kryesisht në shpenzime për shërbimet e konsulencës. Subjekti as nuk ka mbajtur dhe as nuk ka dorëzuar dokumentin e duhur ligjor lidhur me veprimtarinë për zbatimin e projektit. Komisioni Ekzekutiv i projektit i përbërë nga 6 anëtarë nuk ka ushtruar kompetencat dhe detyrat si përfaqësues i Organit Shtetëror të Autorizuar në mbikëqyrjen e kontratës së menaxhimit. Sipas raportit të KLSH-së, “ai (Komisioni) ka lejuar që operatori privat të mos realizojë objektivat e projektit, të keqpërdorë fondet e kredisë me dëme ekonomike, të paguhet me të pa drejtë për një shpërblim nxitës që në fakt nuk i ka takuar. Kjo ka bërë që ai të bëjë edhe largimin pa u regjistruar në asetet e ndërmarrjeve vlerat e investimit”. Po kështu komisioni nuk ka ushtruar në proces analizat dhe kontrollet që lidhen me dokumentet ligjore të ndërmarrjeve për vlerat e investimeve që kanë përfituar nga projekti. Për përmirësimin e gjendjes në këtë projekt pas shkeljeve të konstatuara, KLSH-ja ka rekomanduar marrjen e 9 masave disiplinore dhe administrative. Prej KLSH-së është kërkuar që nga të gjitha institucionet shtetërore shqiptare të nisin procedurat pranë Bankës Botërore, për klasifikimin e kompanisë “Berlinëasser International” në “listën e zezë” të kompanive që skualifikohen nga projektet e BB-së. Kjo bëhet me qëllim që kjo kompani të mos ketë më të drejtën e pjesëmarrjes në tenderë kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe të lidhë kontrata me fonde të buxhetit të shtetit dhe të donatorëve në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, nga KLSH-ja është kërkuar që të fillojnë edhe procedurat për dhënien e masës disiplinore “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009