Irani mban premtimin, lëshon raketat me rreze të gjatë
Autori i Lajmit: red.
Teheran - Irani ka lëshuar dje raketat me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, një ditë pasi kreu testin e raketave me rreze të shkurtër veprimi, në kuadër të stërvitjes ushtarake të Rojeve të Revolucionit. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni satelitor iranian në gjuhën angleze, State Press Tv. Mësohet se janë hedhur fillimisht raktetat “Shahab 1 dhe 2” me një rreze 300 dhe 700 kilometra dhe më pas “Shahab 3” me një rreze prej 2 mijë kilometrash, në gjendje për të arritur Izraelin dhe bazat amerikane në Gji. "Përgjigjja e Iranit ndaj kërcënimeve do të jetë shkatërruese", - deklaroi Hossein Salami, komandanti i forcave ajrore të Rojeve të Revolucionit. Franca i kërkoi Iranit të "ndalojë menjëherë" aktivitetet e tij "destabilizuese" pas provave të fundit me raketa balistike, veçanërisht ato me rreze të gjatë veprimi "Shahab 3" dhe "Sejil", deklaroi dje në Paris Ministria e Punëve të Jashtme. "Franca shpreh shqetësimin e saj të thellë pas njoftimeve iraniane, sipas të cilave Irani ka proceduar me lëshimin e raketave balistike, ndër të cilat një raketë e tipit “Shahab 3” dhe një raketë e tipit “Sejil”",- njoftoi Quai d Orsay në një komunikatë. "Këto prova me raketa vetëm sa i shtojnë shqetësimet e vendeve të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar, ndërkohë që Irani po zhvillon paralelisht një program bërthamor dhe ndërkohë që sapo është zbuluar ekzistenca e një qendre tjetër klandestine për pasurimin e uraniumit", - shtoi ai. "Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje Iranit të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit dhe jo atë të përballjes, duke i ndaluar menjëherë aktivitetet e tij thellësisht destabilizuese dhe duke iu përgjigjur pa vonesë pyetjeve të komunitetit ndërkombëtar, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të negociuar mbi çështjen bërthamore",- përfundonte komunikata. Ndërkohë, Rusia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos "bëhet pre e emocioneve" të shkaktuara pas një sërë testesh balistike nga Irani, njoftoi një burim diplomatik rus, i cituar nga agjencia Interfax. "Nuk duhet të bëhemi pre e shqetësimit, duhet të përpiqemi të ruajmë qetësinë dhe të fillojmë një proces bisedimesh të efektshme", deklaroi burimi i Ministrisë së Jashtme ruse. Agjencia ndërkombëtare e Energjisë atomike (IAEA) njoftoi të premten se Irani e ka informuar për ndërtimin e një uzine të re bërthamore pranë Qom-it (në qendër), përveç asaj të Natanzit, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore. Londra shprehu gjithashtu shqetësimin e saj.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009