Vjedhet alarmojnë policinë, 6 grabitje në 24 orë
Autori i Lajmit: red.
Vjedhjet alarmojnë policinë e kryeqytetit. Vjedhje makinash, para kesh në dorë, vjedhje me anë të mashtrimit apo vjedhje dyqanesh e rrëmbim me dhunë i sendeve personale. Këto janë veprat penale të shfaqura më shpesh në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës për 24 orët e fundit, mësohet se janë regjistruar gjashtë raste vjedhjesh të ndryshme vetëm në territorin e kryeqytetit. Një burim i Policisë së Tiranës tha se rasti i parë është regjistruar kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë Pëllumb Memën, 20 vjeç, nga Kukësi, banues në Tiranë. I njëjti burim tha se 20-vjeçari u arrestua, pasi në bashkëpunim me një 13-vjeçar, në stadiumin “Selman Stermasi”, kanë vjedhur disa sende elektroshtëpiake: një televizor dhe kasetofon, të cilat ndodheshin në një nga autobusët e parkuar aty të linjës Tiranë-Athinë. Po dje ka filluar procedimi penal në lidhje me vjedhjen e një automjeti tip “Benz 200”, me targa TR 9962 K, duke identifikuar autorin e vjedhjes, i cili dyshohet të jetë Ritvan Keqi, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. I njëjti komisariat ka marrë dje një denoncim për vjedhjen me anë të mashtrimit të 3 mijë eurove. “Bazuar në kallëzimin e deponuar nga një shtetas, u mundësua identifikimi i vjedhjes me anë të mashtrimit të shumës së parave prej 3000 euro. Nga puna hetimore rezulton se autor i vjedhjes dyshohet të jetë shtetasi H.A, 56 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, i dënuar më parë për mashtrim. Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”, - tha policia. Burimet zyrtare nga policia bënë të ditur se komisariati nr.4 ka arrestuar në flagrancë shtetasit e mitur me iniciale L.S, 15 vjeç dhe R.H, 14 vjeç. Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi dje janë kapur në flagrancë në rrugën “5 Maji”, tek tregu “Dinamo”, duke vjedhur dyqanin Fast Food, në pronësi të një shtetasi. Burimet nga strukturat e rendit thanë se po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë është kryer arrestimi në flagrancë i Boris Gjeçit, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Policia tha se ky person dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin Rejnald Pashollari, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi shumën prej 100 000 lkësh në ambientet e brendshme të kazinosë “Kajot”. Ndëkohë, forcat e komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë kanë arrestuar një tjetër autor vjedhjesh. Personi me iniciale A.P, 16 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, është arrestuar pasi dje në Rrugën e Durrësit, dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje çantën personale ku mbante celularin dhe një sasi të konsiderueshme parash.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009