"Diabolizmi i Kryeministrit në leximin e emrit të baxhanakut"
Një intervistë e botuar ditët e fundit në shtyp me znj.Liri Berisha krijohen disa alibi shumë të trasha lidhur me përgjegjësitë e Kryeministrit për Gërdecin. Më vjen keq ta them, por znj.Berisha do ishte më mirë të vazhdonte të qëndronte në pozicionin e saj pasiv në politikë. Gazeta që e ka botuar atë palo intervistë në fakt nuk ka pikën e respektit për lexuesin e vet dhe pyetjet ishin një fyerje për inteligjencën e lexuesve. Me të drejtë, në një analizë në shtyp thuhej:
"Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: E zeza, si nuk ia kemi thënë?". Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha: Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet". Diabolike, apo jo?