E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Disa vargje për Çamërinë dhe pak shënime historike"

Që nga malet Qeraune / E gjer në gji' të Ambrakisë / Është i gjithë atdhe Thesprotësh / Thotë Straboni i lashtësisë / Të krishterë e myslimanë / N'Çamëri janë një gjini / Pse i zbove moj Lozanë (1) / Dhjetëra-mijëra në Azi... / Edhe ty Napolon Zerva (2) / Të mallkon toka arbnore / Për ata njerëz të pafajshëm / Që i grive si n'thertore. / Edhe ju shovenë të rinj / Që ju cyt Megali-Idhea / Mos harroni historinë / Se gjer ku shtrihet Moreja. / Pra, gjithkush le ta dijë mirë / Se kushdo në troje t'veta / Është Zot e s'don mëshirë. / Prej askujt, sa të jetë jeta!

Shënim: (1)- Marrëveshja Greko-Turke e bërë në Lozanë, në vitin 1923, për ndërrimin e Çamëve me popuj të Azisë së Vogël. (2) - Masakrat Greke kundër 2900 çamëve në verën e vitit 1944 nga Napolon Zerva. Në vitin 1944-'45, 70 fshatra myslimane u dëbuan e u syrgjynosën sipas Lozanës famëkeqe. – Tuqididi i thirrte barbarë Epriotët e Jugut që flisnin një gjuhë jo greke. Sipas Strabonit, (po dijetar grek), të gjithë banorët Epirotë, Kaonë dhe Kasopë, thoshte janë Thesprotë (fis i madh ilir) dhe banojnë që nga malet Qeraune e deri në Gjirin e Ambrakisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›