E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, 10 bursa studimi per maturantet

Maturantet te cilet deshirojne te vazhdojne studimin jashte vendit, tashme kane nje mundesi me shume, pasi Turqia ka ofruar rreth 10 bursa studimi. "Ne kuadrin e "Programit te Madh te Nxenesve", qeveria e Republikes se Turqise ofron 10 bursa per nxenesit shqiptare qe deshirojne te ndjekin studimet universitare ne Republiken e Turqise, per vitin akademik 2009-2010. Aplikantet per keto bursa do t'i nenshtrohen nje konkursi, qe do te zhvillohet ne Tirane me 19 prill 2009, dhe duhet te plotesojne edhe kushtet e percaktuara", thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Arsimit. Sipas ketyre burimeve, kandidatet duhet te plotesojne nje sere kushtesh. Duhet te jene

ne vitin e fundit te shkolles se mesme, ose ta kene perfunduar ate dhe te kene lindur pas dates 1 janar 1985. Po keshtu aplikantet duhet te mos kene humbur te drejten e burses (perjashto arsyet shendetesore dhe te fatkeqesive natyrore), ne rast se me pare kane fituar burse shteterore per te studiuar ne Turqi, si dhe te jene te afte nga ana shendetesore per studime. Per sa i perket regjistrimit, kandidatet duhet te paraqiten prane Ambasades Turke, nga data 16 mars deri me 10 prill 2009, duke telefonuar ne numrat 2380350, 2380350 dhe 2380353. Pas fiksimit te ores dhe dates per te plotesuar formularin e aplikimit, aplikanti, kur te shkoje ne ambasade, duhet te kete me vete nje fotografi dhe nje dokument identifikimi. Dy dite perpara konkurrimit, aplikantet duke telefonuar ne Ambasade, do te mesojne vendin se ku do te zhvillohet konkursi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›