Dialog me Ekip?

Prishtina dhe Beogradi pritet të përfshihen në një proces të ri bisedimesh më së largu gjatë muajit tetor.
Por, paraprakisht, Bashkimi Europian dhe diplomatët perëndimorë po bëjnë përpjekje që të sigurojnë një përfshirje më të madhe të spektrit politik kosovar në këtë proces duke krijuar madje edhe një mekanizëm për këtë, të ngjashëm me Ekipin e Unitetit që ishte pjesë e procesit të bisedimeve në Vjenë.
Një gjë e tillë, sipas burimeve ndërkombëtare, po konsiderohet mjaft e vështirë duke parasysh qëndrimet e subjekteve politike në opozitë.
“Vështirë të besohet se diçka e tillë mund të ndodhë, ngase opozitarët janë shprehur haptazi kundër bisedimeve dhe assesi nuk janë të gatshëm të marrin mbi vete peshën e një dialogu politik”, ka thënë një diplomat perëndimor i akredituar në Prishtinë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...