Dialog të qëndrueshëm për rezultate konkrete
Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule
Shqipëria ka potencialin për të bërë progres drejt integrimit në familjen europiane këtë vit. Kështu ka deklaruar Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Europian për zgjerimin, Stefan Fule.
Në një deklaratë për mediat, Stano thotë se gjithçka varet nga aftësia e politikës për një dialog të qëndrueshëm. “Aftësia për të ecur përpara varet nga kapaciteti i përbashkët i mazhorancës dhe opozitës për të zhvilluar një dialog politik të qëndrueshëm, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete. Zbatimi i plotë i marrëveshjes politike të Nëntorit dhe arritja e një numri të konsiderueshëm rezultatesh në fusha të tjera, janë para-kushte për fazën tjetër të procesit të integrimit”, është shprehur Stano.