E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR rrëzoi “votimin elektronik”, PS kërkon gjilpërën në kashtë

23-06-2012 / Gazeta 55

Partia Socialiste bllokoi ditën e parë të punës së komisionit të reformës zgjedhore, një nga kërkesat kryesore të Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat, pas rimandatimit 3 javor nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Megjithëse pak kohë më parë bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri shprehu vullnetin për të ecur përpara me reformën zgjedhore, ishte pikërisht ai i cili braktisi mbledhjen pasi shprehu qëndrimet e tij të pandryshuara sa i takon numërimit elektronik dhe rimandatimi të ekspertëve.
Duke folur për numërimin elektronik, bashkëhartuesi demokrat i kodit zgjedhor Oerd Bylykbashi deklaroi se dihet që ODIHR e ka rrëzuar përdorimin e kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme.
Një tjetër çështje për të cilën mazhoranca dhe opozita nuk gjetën një konsensus, ishte dhe nevoja e rimandatimit të ekspertëve. Komisioni i reformës zgjedhore duhet të përfundojë implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në ligjin e ri zgjedhor brenda datës 12 korrik, afat i përcaktuar nga Kuvendi për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar të reformës.
Duket qartë se prirja e Partisë Socialiste është të zgjasë në ekstrem punën e komisionit të reformës, për të vonuar kështu edhe statusin e vendit kandidat. Tendenca e PS-së është bllokimi dhe vetëm bllokimi, pasi përmes bllokimit PS pretendon se do jetë spektër i pëlqyeshëm nga shqiptarët. Qasja më e gabuar politike dhe sigurisht me kosto të mëdha kur dihet se testi elektoral është vetëm pas një viti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›