E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosovë-SerbiStefanoviç sotnë Prishtinë

PRISHTINE- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç, viziton sot Prishtinën, ku do të pritet nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të serbëve lokalë. Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar i Qeverisë së Serbisë do të pritet edhe nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, opozita refuzon të realizojë takime me përfaqësuesin serb.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, po ashtu zëvendëskryeministre, besohet se do ta takojnë zyrtarin serb. “Është menduar të ketë takime me Qeverinë, por edhe opozitën”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Kuçi, duke konfirmuar se Stefanoviç ka kërkuar leje për këtë vizitë dhe Qeveria e Kosovës ia ka mundësuar atë.

Prveç lejes për vizitën, Kuçi megjithatë nuk ka konfirmuar përfundimisht se kush do ta presë zyrtarin serb në Prishtinë.

“Do ta shoh nivelin e kërkesës, mënyrës se si e ka bërë; kemi pasur orientim pozitiv për një gjë të tillë, por do të shohim se si do të shkojnë procedurat me tej ka thënë Kuçi.

Ndërsa në Qeveri, Stefanovic besohet se do të realizojë takime me delegacionin e Kosovës në bisedime, ndersa në Kuvend nuk ka ndonjë gadishmëri për ta takuar përfaqësuesin serb.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se Stefanoviqi nuk paraqet një nivel politik që të takohet me të dhe ai beson se takimet do të realizohen me delegacionin e Kosovës në bisedime me Beogradi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›