E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Vizitae Stefanovicit fillimi një raporiti të ri

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar vizitën e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, si fillim të një raporti të ri midis Serbisë dhe Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se sipas Thaçit ky është një fillim i njohjes de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kryeministri Thaçi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Fernando Xhentilinin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Nga ana e tij i dërguari i BE në Kosovë Xhentilini ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd do të zgjidhë shumë çështje.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›