VV protestë kundër vizitës së Stefanovicplagoset Kurti
PRISHTINË- Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një protestë në shënjë kundërshtimi të vizitës së përfaqësuesit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanovic.
Ndëkohë që mediat kosovare bëjnë me dije se gjendja është acaruar pasi aktivistët e Ventvendosje kanë nisur të dëmtojnë automjetet zyrtare qeveritare duke thyer xhamat e tyre,
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të thyejë xhamat e automjeteve zyrtare qeveritare të cilat ndodheshin të parkuara pranë ndërtesës së qeverisë .
Mësohet se forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka ndërhyrë me gaz lotsjellës, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë se në këtë përleshje midis forcave të policisë dhe aktivistëve ka mbetur i plagosur kreu i Vetvendosjes Albin Kurti dhe deputeti Glauk Konjufca.
Sipas Vetëvendosjes, policia nuk po lejon autoambulancën të afrohet dhe të marrë të plagosurit për ti dërguar bnë spital.
Ndërkohë kryenegociatori serb Borko Stefanovic po vijon takimet e tij në selinë e qeverisë ku po zhvillon një takim më ministrin e Drejtësië dhe njëherësh zëvendëskryeministërin Hajredin Kuçi.
Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një njoftimi zyrtar ka bër me dije se aktivistët e saj kanë bllokuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi të vizitës së Stefanovicit në Kosovë.
Shefi i ekipit serb në negociata me Kosovën Borko Stefanovic sot ka vizituar Kosovën. Ai dhe ekipi i tij janë shoqëruar gjithë kohës nga forcat e të Policisë së Kosovës.
Sipas mediave kosovare ishte parashikuar që Stefanovic të kalonte përmes pikës kufitare në veri, ndërsa në orën 10 ai ka kaluar në një pikë tjetër kufitare. Shefi i delegacionit serb për bisedime do të takohet me homologen Edita Tahiri, ndërsa takimi me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe serbët e Kosovës po mbahet fshehtë.
(e.m/koha/BalkanWeb)