E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosovë-SerbiStefanovic takonTahirin në Prishtinë

PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e delegacionit për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri është duke biseduar me përfaqësuesin e Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanovic.

Takimi është duke u mbajtur në ndërtesën e vjetër të Qeverisë së Kosovës, dhe Stefanovic ka hyrë në ndërtesë nga pjesa zyrtare. Gjatë hyrjes nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa përfaqësuesi i Beogradit për dialogu me Prishtinën është duke vazhduar axhendën e tij të paraparë.

Pas takimit që pati Kuçi me Stefanovicin, anëtarë të Vetëvendosjes kanë protestuar para ndërtesës së re të Qeverisë, duke hedhur gurë dhe ngjyrë. Policia ka përdorë gazlotësjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa ka të lënduar si nga radhët e Vetëvendosjes ashtu edhe të Policisë.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›