E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith: Edhe mund të jenë bërë krime gjatë luftës në Kosovë

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Peter Faith ka deklaruar se disa pjesëtarë të cilët janë konsideruar si heronj mund të kenë bërë krime gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë sipas tij duhet të përgjigjen personalisht.

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", në gjuhën serbe Faith duke iu referuar arrestimeve të fundit nga EULEX-i theksoi se për shoqërinë e Kosovës është sfidë e madhe që t`i pranoj këto veprime të EULEX-it.
 

"Mendoj se ky është një proces i cili do të zgjasë pak, ndërkohë që sundimi i ligjit duhet patjetër të vendoset dhe EULEX-i duhet të bëjë punën e tij", theksoi Faith.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›