E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu për vizat me Kosovën nuk do fillojë këtë vit

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë paralajmëruar se dialogu për vizat me Kosovën nuk do fillojë këtë vit.

Mikele Cherkone zëdhënës i Cecilia Malmstrom, Komesarës për çështje të brendshme e cila merret me vizat ka precizuar se ky kabinet aktualisht vetëm po merret me vlerësimin e përgjigjeve që i kanë marrë nga autoritete kosovare. Këtë gjë, kohe më parë e ka konfirmuar edhe vet komesarja Malmstrom.

“Komesarja e ka bërë të qartë se në këtë fazë nuk është ne gjendje të jep datë apo afat preciz. Ajo gjithashtu i referohet faktit se mundësisht, fillimi i vitit të ardhshëm mund të jetë rast kur mund të përparohet apo mund të ndërmerren hapat që mund të çojnë drejt hapjes së dialogut të vizave”, ka thënë Cherkone.

Micele Cherkone precizon se procesi i vlerësimit të përgjigjeve të arritura nga Prishtina do merr kohe dhe i njëjti sipas të gjitha gjasave do përfundojë vitin që vjen. Bëhet fjalë për procedurë të pashmangshme që i paraprinë përgatitjeve për hapjen e dialogut të vizave dhe shpresohet se kjo mund të përmbyllet, siç thuhet “në një të ardhme të afërt”.

Zëdhënësi i Cecilia Malmstrom tani vetëm konfirmon hapat konkret drejt hapjes se dialogu te vizave dhe pohon se Kabineti i komesares për çështje të brendshme e ka qëllimin përfundimtar hapjen e këtij dialogu por tërheqë vërejtjen se kjo mund të ndodhë vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet. /rtk/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›