Rusi, anija kozmike dështoi ta arrijë orbitën
MOSKE-Agjencia kozmike ruse, Roskosmos, tha se një anije furnizuese, që ishte nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka dështuar ta arrijë orbitën e planifikuar.
Anija kozmike furnizuese, Progres, ishte lëshuar dje nga baza Bajkonur në Kazakistan.
Zyrtarët rusë kanë thënë se ajo u përfshi nga flaka në atmosferë dhe se mbeturinat e saj u përplasën në Siberi.
Meqë aktualisht programi i anijeve kozmike i Shteteve të Bashkuara ka përfunduar, anijet kozmike ruse janë të vetmet lidhje për furnizim të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
(d.b/BalkanWeb)