Diana më e adhuruar se Kate
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 19:30
Pavarësisht se po bëhen vite që ka humbur jetën, Lady Diana vazhdon që të jetë personazhi më i adhuruar nga familja mbretërore për britanikët.
Kjo bëhet e ditur nga një sondazh i gazetës Daily Express.
Diana ka mundur që të lërë prapa edhe nusen e djalit të saj, Kate Midleton, e cila shihet dhe si zëvendësuesja e saj. Kate është renditur vetëm në vendin e shtatë.
Më pak e dashur për britanikët është gruaja e Charlesit, Camilla, e cila gjendet në vendin e fundit.