Rritet TVSH Greqi Taksa shkon nga 13 ne 23

Taksa e re për restorantet, baret, kafenetë dhe produktet ushqimore hyri sot në fuqi në Greqi, duke shkaktuar edhe më tepër zemërim në komunitetin e biznesit grek që lufton edhe ai me krizën e borxhit shtetëror. TVSH-ja në Greqi është rritur nga 13 për qind në 23 për qind. Për biznesmenët, kriza ekonomike tashmë po mbyt konsumin e pronarët e bareve, restoranteve e tavernave thonë se çmimet do të rriten pasi më që sot ata paguajnë 10% më tepër për çdo produkt që përdorin. Antonis Skiathas, manaxher i tavernës Savvas në Athinë thotë se pronarët nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse t’i kalojnë tarifën e tatimit, klientit.
"Çmimet do të rriten, nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Sepse që sot ne blejmë produkte ushqimore që kushtojnë 10 për qind më shumë. Çmimet këtu kanë mbetur të ulta për të përballuar krizën e aktualisht janë aq të ulëta sa nuk mund ta përballojnë një rritje prej 10 për qind "-tha Skiathas.
Sipas sindikatave të pronarëve grekët kanë frenuar shpenzimet si kundërpërgjigje ndaj reduktimit të vendeve të punës, pagave dhe pensioneve në kuadër të reformave ekonomike të prezantuara nga qeveria një vit më parë e për rrjedhojë qeveria nuk do të gjenerojë më shumë të ardhura nga rritja e taksave për bizneset. Pronarët e biznesit kanë paralajmëruar se do të refuzojnë të paguajnë taksat nëse rritet TVSH. Zëdhënës qeveritarë të thonë se një nga fushat kryesore për rritjen e të ardhurave në buxhet është dhe mbledhja e taksave të papaguara, pasi evazioni fiskal në Greqi është i thellë dhe i përhapur.
Delina Bitraku