Diarra drejt Galatasarayt

Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferim në Galatasaray, kanë njoftuar mediet spanjolle të shtunën.
Reprezentuesi francez duket se ka humbur besimin e trajnerit Jose Mourinho dhe pritet që në fund të këtij sezoni të braktis gjigantin nga Santiago Bernabeu.
27 vjeçari pritet të kalojë në Turqi ku interesim të madh për shërbimet e tij ka shprehur Galatasaray, deri më tani gjatë këtij sezoni, skuadra më e mirë në ligën turke. Transferimi i Diarras në Galatasaray besohet se është në fazën e formalitetit.