Guardiola favorizon spanjollët

Ish mesfushori i Barcelonës, Alexander Hleb ka kritikuar trajnerin Pep Guardiola duke e akuzuar se favorizon futbollistët spanjoll.
30 vjeçari u transferua në Nou Camp më 2008 nga Arsenali por u largua nga klubi – në formë huazimi – menjëherë pas një sezoni.
“Guardiola favorizon futbollistët spanjoll. Menjëherë pas ardhjes, ai largoi Decon dhe Ronaldinhon, dhe i shprehu besim kontingjentit spanjoll. Kjo ka vështirësuar atmosferën në klub për të huajt, e njëjta vlejti edhe për mua”, deklaroi Hleb, tani anëtar i Krylia Sovetov.