E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko mbetet në City

Edin Dzeko do të mbetet në Manchester City, ka insistuar menaxheri i tij, Silvano Martina. Sulmuesi boshnjak i cili iu bashkua Cityt nga Wolfsburg në janar 2011, spekulohej me largim nga klubi në fund të këtij sezoni.

Por, Martina ka insistuar se Dzeko nuk do të lëviz nga Itihad Stadium.

"Ai do të mbetet në City, 100 për qind. Edin vlerësohet nga shumë klube të mëdha evropiane por tani për tani nuk ekziston mundësia e largimit të tij nga City”, deklaroi Martina për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›