E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambrotta, amerikan

Sipas uebfaqes gjermane 4-4-2.com e ardhmja e mbrojtësit të Milanit, Gianluca Zambrotta mund të jetë larg Italisë.

Ish reprezentuesi i Italisë, do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata e tij me Rossonerët.

Drejtuesit e Milanit deri më tani nuk kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin e kontratës së Zambrottas andaj 35 vjeçari mund të vazhdojë karrierën në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku spekulohet se kërkohet nga New York Red Bulls.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›