E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool mposht Arsenalin në Emirates

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 15:39

Liverpool mposhti Arsenalin në udhëtim me rezultat 2-0 në njërën prej kryendeshjeve të xhiros së dytë të Premierligës, para asaj mes kampionit Manchester United dhe Tottenhamit që zhvillohet të hënën.

Ekipi i Kenny Dalglish siguroi fitoren e tyre të parë këtë edicion duke marrë tri pikë të vlefshme nga Emirates Stadium ndërsa la Arsenalin ende pa fitore pas fillimit të sezonit të ri.

Gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Liverpool kaloi në epërsi pasi mbrojtësi i ri i Arsenalit Ignasi Miquel u mundua të largon topin pas kombinimeve nga dyshja e Liverpoolit, Raul Meireles dhe Luis Suarez por përpjekja e tij shkoi keq dhe topi qëlloi Aaron Ramseyn dhe përfundoi në rrjetë.

Arsenali më herët kishte mbetur me 10 futbollistë pas përjashtimit të mesfushorit të ri Emmanuel Frimpong në minutën e 70-të.

Fitoren Liverpoolit ia siguroi sulmuesi Luis Suarez i inkuadruar nga pankina. Ylli uruguaian realizoi në minutën e 91-të.

Ishte shkurti i vitit 2000 kur Liverpool për herë të fundit kishte fituar një ndeshje të Premierligës në Arsenal.

Në ndeshjen e mëhershme, Newcastle fitoi si mysafir i Sunderlandit me rezultat 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›