E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Che Bella Giornata’ thyen rekorde

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 19:42

Aktori italian i humorit, Zalone, që nga show humoristik ‘Zelig’ kaloi në ekranin e madh të kinemasë, po vazhdon të bëjë bujë me filmin e tij ‘Che Bella Giornata’, i cili kohë më parë filloi të shfaqet nëpër kinema.

Pasi që në shfaqjen e parë në kinematë italiane kaloi për nga shitja e biletave kolosin ‘Avatar’, Zalone arriti të mposhtë edhe Roberto Benigni, me filmin ‘La Vita e Bella’ – të paktën sa i përket fitimit të mbledhur nga shitja e biletave.

Të ardhurat e filmit të Zalone’s janë më të mëdhatë në historinë e filmit italian. Vetëm në rreth 10 ditë, ai arriti të inkasojë 31 milionë e 479,000 euro, duke thyer kështu rekordin e Benigni’t të vitit 1997, i cili kishte mbledhur 31 milionë e 231,000 euro, njoftuan mediat italiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›