Diaspora shqiptare, manifestim për Kosovën
• "Krushqit e diasporës shqiptare", në datën 25 shkurt do të organizojnë një manifestim të madh në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.Shqiptarët e diasporës do të vijnë në Shqipëri, një ditë më parë më 24 shkurt nëpërmjet portit të Durrësit me tragetin e Triestes. Ndërkohë manifestimi në shesh me moton "Falënderojmë të gjitha institucionet shqiptare për ndihmën për Pavarësinë e Kosovës", do të zgjasë disa orë. Në mënyrë të veçantë në këtë aktivitet të posaçëm do të përshëndeten të gjitha familjet e dëshmorëve, bijtë e të cilëve ranë për lirinë e Kosovës. Ndërkohë një tjetër përshëndetje nga shqiptarët e diasporës do të shkojë për qeverinë shqiptare në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky manifestim kombëtar organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në diasporë, Forumi për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjermani, Qendra Kulturore Shqiptare dhe ajo Islame në Shtutgart, Shoqata e Gruas Shqiptare si dhe shumë shoqata të tjera shqiptare.