Tadiç: Jo izolimit serb
• Presidenti serb, Boris Tadiç, është shprehur kundër izolimit të Serbisë me vendet e tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Gjatë vizitës së tij në Rumani, një ditë pasi ky vend deklaroi kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës dhe tërhoqi përfaqësinë nga Kosova, Tadiç falënderoi homologun e tij rumun, Bacesku, për përkrahjen. Tadiç gjithashtu theksoi faktin se Serbia është një komponent i Evropës dhe nuk do të heqë dorë kurrë nga të drejtat e saj legjitime. "Nga këndvështrimi i Rumanisë, Serbia do të marrë të gjithë mbështetjen që mund t'i ofrojmë këtij shteti në integrimin në Bashkimin Evropian", tha Bacesku në këto bisedime. Ndërsa Tadiç shtoi se përkundër disa pikëpamjeve të tjera në vend, ai ishte kundër izolimit të Serbisë dhe ka kërkuar sa më shumë mbështetje nga vendet e tjera. "Një Serbi e izoluar do të largohej nga institucionet ndërkombëtare dhe nuk do të kishte mundësinë të mbronte reputacionin e saj", tha Tadiç. Ai shtoi se tërheqja e ambasadorëve nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të thotë se komunikimi me këto vende do të mbyllet.