Maqedonia - Liberalizimi i vizave me BE, në 2009
• Maqedonia hap zyrtarisht dialogun për liberalizimin e tërësishëm të regjimit të vizave me BE-në."Pas përfundimit të bisedimeve zyrtare, qytetarët e Maqedonisë do të kenë të drejtën të shëtisin vetëm me pasaportë nga Vjena në Helsinki dhe nga Lisbona në Kopenhagën", u shpreh dje kryetari i BE-së për politikën e brendshme, Franko Fratini, pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. "Shpresojmë se deri në fund të këtij viti bisedimet do të përfundojnë dhe në fillim të vitit të ardhshëm regjimi i vizave me BE-në do të liberalizohet tërësisht", theksoi Gruevski. Sipas Fratinit, së shpejti do të ketë bisedime për liberalizimin e vizave edhe me Serbinë dhe Malin e Zi.