E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja e vërteta e koleksionit të 110 armëve të Leka Zogut

• Më në fund oborrit të ish familjes mbretërore i kthehet koleksioni me 110 armë të ndryshme. Pas shumë peripecive Leka Zogu, trashëgimtari i fronit mbretëror, ka zyrtarizuar pronësinë e arsenalit të armëve të mbledhura prej dekadash nga familjarët dhe miqtë e tij.afrim imajPër vite me radhë opinioni shqiptar është njohur me mistere të shumëllojta rreth këtij arsenali që ka udhëtuar gati në të gjitha kontinentet. Për herë të parë gazeta “Panorama”, bën të njohur sasinë dhe llojet e ndryshme të armëve që ka trashëguar ish familja mbretërore si dhe të vërtetën për krijimin e këtij koleksioni me vlera të spikatura në fushën e trashëgimisë kulturore kombëtare. Inxhinier Granit Leka, përfaqësues i ish oborrit mbretëror, gjatë një interviste për gazetën rrëfen mënyrën si është krijuar dhe veçoritë e këtij koleksioni armësh. Sipas tij, prania e një koleksioni të tillë, më shumë se një pronë e oborrit, do të jetë një pasuri kulturore kombëtare që do të zgjojë interes për një rreth të gjerë njerëzish. Në rrëfimin e inxhinier Lekës, zbulohen ndërkaq disa aspekte të panjohura të historisë së armëve që ka trashëguar familja e mbretit Zog...Zoti Granit! Tashmë trashëgimtari i mbretit Zog, mund të ketë zyrtarisht pronë të tij arsenalin e armëve që shteti shqiptar ia ndaloi kur erdhi në Shqipëri. Çfarë përfaqëson ky arsenal luftarak? Fillimisht desha të korrigjoj një cilësim që me sa duket është bërë edhe pronë juaja. Flitet shpesh për një arsenal luftarak të mbretit Zog. Dikush kërkon ta penalizojë sërish trashëgimtarin e fronit mbretëror. Eshtë momenti të sqarojmë të vërtetën e këtij aspekti që është përfolur shumë, madje edhe në opinionin mediatik. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me arsenal armësh, por thjesht me një koleksion armatimi me vlera kulturore e historike. Kjo fjala arsenal armësh që nuk dihet se kush e tha i pari, ka sjellë shumë keqkuptime sidomos që prej vitit 2002. Leka Zogu trashëgimtari i mbretit Ahmet Zogu nuk ka sjellë nga Afrika e Jugut kur u riatdhesua në Shqipëri asnjë arsenal armësh luftarake. Shumëkush që ka folur kësisoj ka qenë i prirur për të transmetuar opinione dashakeqe. Tashmë e vërteta mban edhe vulën zyrtare që saktëson se kemi të bëjmë me një koleksion armatimi me statusin e trashëgimisë kulturore.Cilat janë fillesat e këtij koleksioni dhe çfarë dini për historinë e tij? Dihet që themeluesi i tij ka qenë mbreti Ahmet Zogu. Ka qenë një pasion i veçantë i tij. Një hob interesant që e ka mbajtur gjithmonë në kërkim të armëve të ndryshme. Ky koleksion është themeluar qysh në vitet e para të Mbretërisë në Shqipëri e mandej ka ndjekur familjen mbretërore kudo ku ka shkuar. Në këtë rrugëtim ai është pasuruar gjithnjë e më shumë sipas rrethanave. E vërteta është se koleksioni i armëve të mbretit Zog ka shëtitur gati në të gjitha kontinentet. Po kështu në përbërje të tij ka armë të prodhuara gati në të gjitha zonat e globit.Sa është numri i armëve në koleksionin e oborrit mbretëror?Koleksioni i armëve të mbretit Zog ka 104 armë të tipave të ndryshme. Aty ka armë trofe, armë personale të anëtarëve të familjes, armë të dhuruara nga personalitete të ndryshme sipas rastit, armë të blera, armë të akorduara nga autoritete shtetërore për vetëmbrojtje etj. Unë që jam marrë prej disa vitesh me këtë koleksion besoj se ai përbën një kontribut specifik për kulturën kombëtare në këtë fushë. Gjithsesi, tani që u licencua edhe zyrtarisht kam mendimin se do të jetë një objekt pelegrinazhi për specialistët, por edhe për të pasionuarit për armatime. Nga ana tjetër brezi i ri ka rastin të njihet me një enciklopedi interesante të fushës së armatimeve.Me sa kemi dëgjuar deri te momenti i licencimit të këtij koleksioni, trashëgimtari i oborrit mbretëror ka kaluar peripeci të shumta...Kam mendimin se arsyet për këtë janë të shumta. E para që desha të theksoj ka të bëjë me faktin se grumbullimi dhe transporti i armëve gjithnjë mbetet një problem delikat. Janë çështjet e trafiqeve, ato të terrorizmit, të krimit etj., që e bëjnë opinionin sensibilizues kur bëhet fjalë për përdorimin privat të armëve. Pikërisht për këtë, gjithkund ka rregullua shumë të ngurta e specifike. Në këtë kontekst, edhe rasti i një koleksioni armësh, nuk ka se si t’i shmanget këtij sensibilizimi. Megjithatë, armët e koleksionit të oborrit mbretëror, kanë përshkuar shumë shtete, gjithmonë të deklaruara e të licencuara dhe në asnjë rast nuk është penalizuar poseduesi i tyre, mbreti Leka. Edhe në lëvizjen e fundit nga Afrika e Jugut në Shqipëri ato kanë ardhur me dokumente të plota sipas rregullave ndërkombëtare dhe janë deklaruar këtu në kohën e duhur. Megjithatë organet shtetërore i bllokuan që në aeroport...Kjo tashmë është tejkaluar dhe aktualisht jemi në një realitet tjetër. Sipas mendimit tim, në Shqipëri ka pasur probleme për shkak të ligjit jo të rakorduar sipas standardeve evropiane. Çështja më në fund është zgjidhur dhe ky koleksion i ka hije Pallatit të Vjetër Mbretëror ku do të vendoset sipas rregullave  të përcaktuara nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Kulturës.Me sa dimë rikthimin e koleksionit të arëme autoritetet e kushtëzojnë me ruajtjen e tyre me një kompani sigurie të licencuar...Kjo kërkesë zyrtare kërkon që trashgimtarët e ish familjes mbretërore për ruajtjen dhe magazinimin e koleksionit të vendosin një shoqëri të ruajtjes dhe sigurisë fizike. Domethënia e saj është e qartë. Gjithçka në këtë kërkesë ka të bëjë me rreziqet që ekspozohen nga këto armatime nëse do të jenë jashtë kontrollit. Lidhur me përmbushjen e saj, oborri nuk mendoj se ka nevojë të kontraktojë me ndonjë shoqëri tjetër sigurie, pasi siç dihet, ai ka prej kohësh një kontratë me një kompani të tillë që garantonë sigurinë e mjediseve ku jetojnë familiarët e trashëgimtarit të mbretit Zog. Sa për detyrimet e tjera, ato i kemi realizuar...Diçka për ndonjë ekzemplar të veçantë të këtij koleksioni...Të gjitha ato janë sistemuar tanimë sipas kartelave përkatëse që kemi realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve. Çfarë do të ishte me interes? Arma e mbretëreshës Geraldinë, për shembull është diçka e veçantë. Pistoleta e mbretit Zog, po ashtu. Ka pastaj armë personale të anëtarëve të familjes mbretërore, ka armë të dhuruara nga Mbreti Faruk, nga princi i Tailandës etj. Të gjitha këto akualisht janë të regjistruara në Drejtorinë e Inventarizimit të Monumenteve të Kulturës.  A mendoni se kjo listë do të licencohet totalisht për të qenë pronë e ish familjes mbretërore?Ky koleksion nuk krijohet për herë të parë në Shqipëri. Pra, ekzistenca e tij është ballafaquar me kërkesat rigoroze të ligjeve specifike që ka bota e qytetëruar. Kudo ku ka qenë  koleksioni i armëve është licencuar në favor të pronarit dhe ai e ka mbajtur në rezidencën e tij. Çdo armë ka ende matrikullin e licencimit nga shteti i fundit që është Afrika e Jugut. Edhe këtu kështu duhet të ndodhë, por gjithmonë duke respektuar e zbatuar ligjin shqiptar. Pra, nuk presim që të bëhet ndonjë përzgjedhje në llojet e arëmve që do ti kthehen pronarit të ligjshëm të këtij koleksioni...“Mauzeri”, dhuratë e mbretit FarukKa qënë viti ‘46, kur  mbreti i Egjiptit Faruk, i ka dhuruar trashëgimtarit të mbretit Leka, një pushkë “Mauzer” me rastin e shtatë vjetorit të lindjes. Asokohe Ahmet Zogu, mbreti i shqiptarëve në mërgim, do ta veçonte këtë më shumë se një gjest miqësie dhe do ta vendoste në vendin më të dukshëm të koleksionit të tij të armëve. Po  dhurata e mbretit Faruk do të kalonte stafetë në gjeneratat e familjes mbretërore shqiptare. Kur princi Leka do të bëhej pesë vjeç, i ati i tij, do t’i bënte dhuratën më të çmuar duke i falur “Mauzer”-in e mbretit Faruk, njërit prej miqve më të afërt të familjes së tyre. Në koleksionin e armëve të ish-familjes mbretërore ka me dhjetëra dhurata të tilla.lista e armeve te koleksionit te ish-familjes mbreterorePushkë trofe Nr: N4M.KI (F) 11/48P5,54392.Automatik 9 mm me Nr: F0203.Automatik, K45, model OFF 128 NOS 79444.Automatik Tomson, model 128 NOS 292563.Automatik Tomson K45 NO 687102.Automatik M25, me Nr. OM 15 SS 0174.Automatik M25, me Nr. OM 15 SS 0179.Pushkë GOLD ar 15, kalibri 5.56 (223)USA. Nr.AA 040.Pistoletë model TA 90,9 mm PARABELOmbat, Nr. Z01164.Pistoletë 9mm “BROVING”, model 83, pa numër.Automatik US, karabinë, kalibër 30, M.I, me Nr. 1837328.Pushkë “Benko”, çeke, me silenciator, pa qytë, me Nr.29466.Pushkë 44 "Magnum”, Ruxhe, USA, Nr21 GRSNC240GRSPushkë US, karabinë, kalibër 30 MI,Nr.5314150.Automatik Tomson. V.O në process verbalin e prokurorisë është: Pushkë Sportive Amerikan International Com, kalibër 5.6mm, nr. A003559, me disk.Automatikë 9mm “Sterling”, Nr. KR 35030.Pistoletë trofe 38 “Speciale Great Vasten”, armë me dy gryka, pa numër.“Nagant” model MRE Sentetjen, Nr. 23878.Pistoletë “Nagant”, viti 1898, me numër: 43753 AZ.Pistoletë “Nagant”, viti 1898, me numër: 43759 AZ.Pistoletë “Nagant”, viti 1898, me numër: 43755 AZ.Pistoletë “Nagant”, viti 1898, me numër: 43760 AZ.Pistoletë “Nagant”, me Nr. E 23855,Viti 1898.Pistoletë me mulli, model VVS Nr. 90052.Pistoletë me mulli, RG40, Nr. R109286.Pistoletë me mulli “Gobra 38” Special, pa numër.Pistoletë me mulli, “ESC 321”, Nr. 03450.Pistoletë “Mauzer”, kalibri 6,35, Nr. 500000.Pistoletë “Broving”, kalibri 9mm Kanada, Nr.SH7043.Pistoletë “Broving” Belge, Nr.75C27495.Pistoletë “Broving” Belge, Nr. 75C27449.Pistoletë “Gold” me Nr. 378222.Pistoletë M1911A1, Nr.1015469.Pistoletë “Broving” me Nr. 76C25349.Pistoletë “Parabel”, Nr. 83/8 e vitit 1916.Pistoletë me mulli, me Nr. 891774.Pushkë 5.6 mm, nr 5998 “Made in Franc”Pushkë 7.65 mm Mas,Nr: F31030, prodhim i vitit 1938.Llullë Pistoletë 5.6 mm, pa numër.Pistoletë “Magnum”, Nr. 303, në të tytë ka Nr. 98512 Tons.Pushkë “Remkton” M552, kalibër 5.6 mm, Nr. 1912413.Pushkë model “V49”, kalibër 5.6mm me numër 3975.Pushkë “Remkton” M760 me numër 217237.Pushkë 7.92 mm Belge me nr 3428, 3540, në trup nr. 597530.Pushkë sportive “VVincester” 5.6 mm, Nr. 2848.Pushkë “Mauzer 5.6 mm DRP-DRGM pa numër.Pushkë GOLD ar 15, Kalibri 5.56 (223) USA Nr. AA041Pushkë GOLD ar 15, Kalibri 5.56 (223) USA Nr. AA 038Pushkë GOLD ar 15, Kalibri 5.56 (223) USA Nr. AA39Automatik model 56, qytë druri me dizenjo ushtarake 1976, Nr. AA 0037Automatik model 56, qytë druri me dizenjo ushtarakeviti 1973, Nr. AA0034Automatik model 56, qytë druri me dizenjo ushtarake pa vit, Nr. AA0035Automatik 7.62 mm, model 56 me Nr. MI1017 viti 1953GHKT model 69 me Nr. PTT 7BAA043, viti 1976Mortajë 60 mm, me Nr, PTH 82bar0042(AA042)Granat Hedhës model 79 40 mm, me numër : 164406Granat Hedhës model 79 40 mm, me numër: 105103Granat Hedhës model 79 40 mm, me numër: 122654Dykëmbësh i Mortajës 60 mm me Nr. 3533Pushkë model 56, kineze, me Nr. 10065426Shotgan 12 mm policie, model “Ten”, pa numër.Automatik model 56 me qytë metalike, Nr: KO 128717, prodhim i vitit 1976Automatik model 56 me qytë metalike, Nr: 127065,     prodhim i vitit 1976Automatik model 56, me qytë druri, prodhim i vitit 1975, me Nr: 14970Automatik model 56, me qytë druri, nuk ka vit prodhimi me Nr:  E06712Automatik model 56, me qytë druri, prodhim i vitit 1976, me Nr: 720525Automatik model 56, me qytë druri, prodhim i vitit 1975, me Nr:Automatik model 56, me qytë druri, prodhim i vitit 1979, me Nr:Automatik model 56, me qytë druri me doreza me kasa, prodhim i vitit 1977, me Nr: 540121Automatik model 56, me dykëmbësh, prodhim i vitit 1977, me Nr: 516381Automatik model 56, me dykëmbësh,  pa vit prodhimi, me Nr: Z71702.Stilolaps pistoletëPistoletë tip “Sirena” Breshia Itali, Nr. 7325Pushkë 5.6 mm AR me Nr: A169398Pushkë 5.6 mm AR me Nr: A77335Pushkë 5.6 mm AR me Nr: A29455Pushkë me numër 1000/500Pistoletë 9 mm “Broving” Fabrique National Herstol,  Nr.75C27422Pistoletë 9 mm “Broving” Fabrique National Herstol, Nr.75C27434Automatik 9 mm, model 68 me flakëshuese, Nr: 03504Automatik 9 mm, model 68 me flakëshuese, Nr: 03872Automatik 9 mm, model 68 me flakëshueseAutomatik 9 mm, model 68 me flakëshuese, Nr 03910Automatik 9 mm, model 68 me flakëshuese, Nr 03353Automatik 9 mm, model 68 me flakëshuese, Nr 03937Automatik 9 mm, model 68 me silenciator, Nr 04136Automatik 9 mm, model 68 me silenciator, Nr 03714Automatik 9 mm, model 68 me silenciator, Nr 03840Automatik 9 mm, model 68 me silenciator, Nr 02919Automatik 9 mm, model 68 me silenciator, Nr 04125Automatik FACETIME, me Nr: C35672Automatik “DUNELEN” N.J kalibër 30 M.I me numër 83138Automatik “DUNELEN” N.J kalibër 30 M.I me numër 82935Automatik “DUNELEN” N.J kalibër 30 M.I me numër 75278Automatik “DUNELEN” N.J kalibër 30 M.I me numër 73198Automatik “DUNELEN” N.J kalibër 30 M.I me numër 83047Pistoletë stilolaps pa numër, pa markëPistoletë stilolaps pa numër, pa markëAutomatik “STEN” me Nr: ZB EnglandTeke gjahu “ Grener Marker Birmingam England”Teke gjahu “Atavis Aramis K 44” prodhim i vitit 1926, pa numër ,  model “Tigri”Teke Gjahu pa numër “Kap Skofiat” e vitit 1947.Teke gjahu, kalibri 12 mm, me magazinë model 30, me numër B806910Çifte gjahu me numër 3189Shpatë made in JapanShënjestër optikeThikë USM8A1PVVHThikë USM8A1TVVB dheThikë USM8A1VPCOThikë gjahtari me këllëf me mbishkrimin “GERBER”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›