Zyrtarizohet njohja nga Italia, Norvegjia e Polonia
• Deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ka provokuar reagime në të gjithë botën, dhe vendet e fundit që kanë shfaqur qëndrimin e tyre mbi këtë çështje janë Norvegjia, Italia, Polonia dhe Letonia.Në Norvegji, ministri i Jashtëm, Jonas Gahr Stoere, tha se vendi i tij do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe në të njëjtën kohë do të mbajë lidhje të afërta me Serbinë. Në Itali, qeveria ka reaguar pas vendimit të qeverisë serbe për të tërhequr ambasadorin para se të bëhej deklarata zyrtare e pavarësisë. Ministri i Jashtëm italian, Massimo D'Alema, tha se ai priste që tërheqja e ambasadorit të ndodhte pas njohjes zyrtare të pavarësisë. Dje kabineti italian e aprovoi njohjen e Kosovës shtet. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, e konfirmoi tërheqjen e ambasadorit. Serbia tashmë i ka tërhequr të gjithë ambasadorët e saj nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, në protestë kundër njohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa ministri polak, Radoslaw Sikorski, tha se njohja do të bëhet javën e ardhshme. Ministri i Jashtëm letonez, Maris Riektins, e njohu pavarësinë e Kosovës dhe dokumentin zyrtar e dërgoi dje.Vendet që njohën pavarësinë SHBA Francë Britani Itali Gjermani Afganistan Australi Senegali Danimarkë Norvegji Estoni Malajzi Letoni Turqi Shqipëri Japoni Tajvani Belgjikë Austri 57 vendet islamike Poloni Sali BerishaKryeministri Sali Berisha i kërkoi dje Ministrisë së Jashtme që të përcaktojë godinën që do t'i bëhet dhuratë Kosovës për të hapur ambasadën në Tiranë. "Ministria e Jashtme të përcaktojë, në një kohë të shkurtër, ndërtesën për ambasadën, që qeveria shqiptare do t'ia bëjë dhuratë qeverisë së Kosovës". Duke vlerësuar punën e bërë gjatë këtyre viteve në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se, "me pavarësinë e Kosovës krijohen kushte dhe hapësira të reja të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve".Lulzim BashaMinistri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha dje se, pavarësisht protestave në Mitrovicë, nuk do të ketë ndryshim kufijsh. "Nuk ka asnjë dyshim që Kosova e pavarur në kufijtë e saj ndërkombëtarë, siç është pranuar dhe do të vazhdojë të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar, është realiteti i vetëm që do të mbizotërojë. Asnjë përpjekje për të vënë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, nuk mund të ketë sukses", theksoi Basha.Kuvend, deputetët për KosovënNë seancën e djeshme parlamentare, deputetët e Kuvendit mbajtën qëndrimet e tyre në lidhje me shpalljen e pavarësisë dhe me njohjen e realizuar nga ana e qeverisë së Shqipërisë. Duke folur gjatë seancës plenare të Kuvendit, Leskaj tha se, "në këtë moment të shënuar dhe historik për të gjithë kombin shqiptar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste përshëndet shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit të ri, të lirë dhe demokratik të Kosovës".Gjermania mbështet KosovënNjë ditë pas njohjes diplomatike ministri gjerman i Mbrojtjes, Franc-Jozef Jung, i ka premtuar Kosovës mbështetjen e mëtejshme nga Gjermania dhe BE-ja. "Gjermania krahas pjesëmarrjes së saj në trupën paqeruajtëse të KFOR-it do të japë kontribut edhe në krijimin e forcave të sigurisë në Kosovë", u shpreh ministri pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin, Fatmir Sejdiu. "Gjermania ka qenë dhe do të mbetet një ndër vendet mike të Kosovës. Ky është një refleksion i drejtpërdrejtë i qëndrimit konsekuent, dhënë procesit të bisedimeve dhe gjithë proceseve të tjera të regjenerimit të ekonomisë, sigurisë po aq edhe ndihmës së saj për rrugën tonë të mëtejshme drejt integrimeve euroatlantike", u shpreh pas takimit presidenti Sejdiu. Ai e çmoi lartë angazhimin gjerman, si në aspektin ushtarak, atë ekonomik dhe tash edhe në misionin e ri të BE-së. Ndërkaq Jung kërkoi edhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet për stabilitet. "Ekziston dëshira e përbashkët për një zhvillim paqësor dhe në fqinjësi të mirë, që ka si qëllim Evropën" tha Jung.