Një burrë tenton vetëvrasje publike
Një 44-vjeçar me probleme mendore tentoi dje vetëvrasjen në publik. Lefter Basha, nga fshati Shullaz i Kurbinit, kishte hipur në një impiant të përgatitjes së betonit dhe kërcënonte se do të vetëvritej, duke u djegur me benzinë apo duke u helmuar. Rojat e impiantit e kanë gjetur atë rreth orën 5:30 të mëngjesit dhe kanë njoftuar policinë. 44-vjeçari thoshte se do të vetëvritej, pasi mendonte se do ta akuzonin për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Rreth orës 10:10 ai është bindur të mos e kryejë vetëvrasjen.