Dibër, gjendet i vrarë roja e fabrikës nisin hetimet
DIBER- Një 55 vjecar është gjetur i vrarë në komunën Shupenz të Dibres. Burime të policisë sqarojnë se 55 vjecari Petrit Leka, i cili punonte si roje në fabrikën e përpunimit të mermerit në fshatin Kovash të kësaj komune, është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm pranë vendit të tij të punës në këtë fabrikë, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se trupi i viktimës është zbuluar nga punonjesit e tjerë të fabrikës, të cilët e kane hasur sapo kanë mbërritur pranë vendeve të tyre të punës. Ndërkaq, policia nuk e ka ende një version të sajin zyrtar per ngjarjen, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
(s.g/NEWS24/balkanWeb)