Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina
Shkodra rikonfiron të djathtët, surpriza e vetme Komuna Rrethina
Pas numërimit të votave në bashkinë e Koplikut, kreu aktual i saj Ramadan Lika ka fituar duke marrë 2203 vota kundrejt 1543 të kandidatit të së majtës Nazmi Hasanaj. Në KZAZ nr. 41 ka përfunduar numërimi vitave të komunës Gur i Zi, por tek kutia e fundit, ajo e fshatit Vukatanë janë konstatuar parregullsi pasi proces verbalet nuk vulosur me 5 vula por vetëm me tre. Kjo ka bërë që të kërkohet përsëritja e zgjdhjeve në këtë qendër votimi, për të cilën do vendosë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Pa këtë qendër votimi me 773 votues dhe që mban numrin 0344 , rezultati i kutive të tjera është në favor të kandidatit të Aleancës për të Ardhmen , Martin Lazri , përfaqësues i PDK , i cili kryeson me rreth 500 vota më shumë ndaj kreut actual të kësaj komune prej 3 mandatesh, Broz Marku, përfaqësues i PD .Martin Lazri ka marrë urimet e përgëzimet e përkrahësve të tij, por zyrtarisht ai akoma nuk është kryetar i komunës, deri tani bastion i PD pasi duhet pritur vendimi për qendrën nr 0344 të fshatit Vukatanë.
Komuna Bushat rikonfirmohet Zef Hila i PD-së
Kandidati i PD-së Zef Hila është shpallur fitues në Komunën e Bushatit me 4949 vota, kundrejt Gojart Salja ( AA,PS ) me 2138 vota. Zef Hila është për herë të pestë kryetar komune , dy here ka qenë kryetar i komun/ës Barbullush dhe pas bashkimit të kësaj komune me atë të Bushatit në vitin 2003 , për të tretën here zgjidhet kryetar i komunës Bushat. Në vitin 2007 , Hila kandidoi s ii pavarur dhe fitoi pas një proçesi që zgjati deri më 6 maj të vitit 2007 ku dhe u konfirmua nga kolegji zgjedhor fitorja e tij. Sipas Hilës , fitorja e tij lidhet me faktin se banorët e Bushatit kanë përkrahur projektet e tij, kanë patur besim dhe kanë investuar në përqindjet që duheshin paguar kundrejt përfitimit të projekteve të shumta të donatorëve e investitorëve shqiptarë e të huaj, por ka patur dhe investime të shumta nga qeveria shqiptare në këtë komunë.”Në këtë fushatë jam ballafaquar me premtimet e bëra para katër vitesh dhe rezultatet e arritura . Kjo ka sjellë besimin e nbanorëve të kësaj komune “.Banorët e Bushatit shprehen se Zef Hilën do të donin ta ta kishin kryetar dhe komunat e tjera dhe forcat e ndryshme politike. Komuna e Bushatit është ndër më të mëdhatë me rreth 17.000 zgjedhës
Komuna Rrethina, rikthehet majtas me Kleves Mujën
Kandidati i të majtës Klves Muja është shpallur fitues me 3159 vota kundrejt 2640 vota të Gëzim Hardollit kreut aktual të kësaj komune (AQ,PD), ndërsa ka marrë 970 vota dhe Lic Elezi , i pavarur i mbështetur nga LZHK , nënkryetar i komunës. Komuna Rrethina është drejtuar më së shumti nga e majta dhe vetëm në mandatin 2007-2011 ajo u drejtua nga Hardolli i PD. Është një ndër komunat më të mëdha të Shkodrës me rreth 16.000 votues Bashkia Vau Dejës rikonfirmohet PD me Gjon Markun
Gjon Marku kreu aktual i kësaj bashkie ka fituar ndaj Dedë Dodanit të PS-së i cili e ka drejtuar këtë bashki në një mandat më parë, 2003-2007. Në mandatin e kaluar, Gjon Marku ka kandiduar për të djathtën nën siglën e PDK , ndërsa më 2011 me PD-në.
Ndërsa në Komunën Kastrat Malësië e Madhe ka fituar Viktor Popaj i PD ka fituar kundrejt kandidatit të PS Tom Curri.
Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër
PD Lorenc Luka 7946
Genc Uruçi 4684
36/72
Bashkia Koplik
PD Ramadan Likaj 1263
PS Nazmi Hasanaj 1101
4/8
Komuna Bushat
PD Zef Hila 4949
PS Gojart Salja 2138
48/48
Komuna Vau Dejës
PD Gjon Marku 2227
PS Ded Dodani 2206
26/26
Komuna Kastrat
PD Viktor Popaj 1910
PS Tom Curri 1457
33/33