E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësit konturim i hartës së re elektorale

Kukës. Të papritura dhe befasi ka sjellë për Qarkun e Kukësit konturimi i hartës së re elektorale pas shpalljes së rezultatave për 3 bashki dhe 10 komuna, por duhet pritur edhe numërimi i votave për 12 komuna të tjera të Kukësit. Kështu është ngjyrosur me rozë për të parën herë bashkia Krumë me fitoren e socialistit Liman Morina , i clili më parë kishtë fituar dy herë rradhazi në një komunë të djathtë në Gjinaj të Hasit. Ndërkohë demokratët kanë rimarrë komunën Golaj, më të madhen në Has, duke mundur Adem Lalën e PS-së, që e drejtonte këtë komunë për dy mandate. Nga Tropojë komunat Lekbibaj dhe Llugaj do të drejtohen për herë të parë nga socialistët Gëzim Meshi dhe Vuksan Çardaku, të cilët ndonëse ngushtësisht kanë fituar ndaj kandidatëve të “Alenacës për qytetarin “.Lekbibaj para katër vitesh është drejtuar nga socialsitët. Komunat e tjera dhe bashkia Bajram Curri , Rezultati më i thellë është shënuar në Margegaj, ku Rexhë Biberaj ka marrë mandatin e tij të tretë rradhazi, duke mundur një kandidat të opozitës me 82%, të votave. Kjo komunë përfshin Luginën e famshshme të Valbonës dhe duket që paratë e investuara nga qeveria dhe mirëmenaxhimi i tyre ka dhënë dhe këtë rezultat të lartë. Në Kukës mbeten pa u numëruar edhe 12 komuna ku me interes priten Tërthorja aty ku disa muaj më parë u ekzekutua në rrethana misterioze kryekomunari Remzi Veseli i cili ishte shprehur se do të rikandidonte sërish nën siglën e Partisë Socialiste. Me interes pritet edhe komuna Shtiqën ku ka një rivalietit të madh midis Astrit Cengut të PS (vetëm disa ditë më parë ai shpëtoi për mrekulli ndërsa makina e tij shpërtheu nga një lëndë eksploziv në rrethana ende të panjohura) kundrejt Gëzim Shehut të PD i cili rikandidon për herë të dytë si kryetar komune. Komuna Golaj Zenel Kastrati i PD , fiton ndaj Adem Lalës së PS-së. Ndërkohë në Komunën Fajza, Besim Shurbi i PD, fiton ndaj Halil Dajçit të PS-së. Vijon procesi i numërimit për 12 komuna të Kukësit. Në gjithë qarkun është votuar për 24 komuna dhe tre bashki.

Qarku Kukës

Komuna Lekbibaj

PS Gezim Meshi 378

PD Gjovalin Gjeloshi 337

21/21

Komuna Bicaj

PD Arben Korbi 1737

PS Xhemali Onuzit 1080

20/20

Komuna Shishtavec

PD Dilejman Nela 1514

PS Xheladin Memishit 472

18/18

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›