Elbasan, shperthim ne Kurum plagoset punetori
ELBASAN- Një 50 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Uzinën e Shkrirjes së celikut të Kurum International në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit të sotëm pranë kësaj uzine. Burime te policise së Elbasanit bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në furrën e shkrirjes së celikut, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 50 vjecari Hyqmet Doka. Ky i fundit mësohet se është dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin ushtarak, pasi sipas mjekëve ka pësuar një djegie të shkallës së rëndë. Ndërkaq nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të sotëm, ndërsa po hetohet për ngjarjen.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
(s.g/NEWS24/balkanWeb)