E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belshi vishet me blu pas 18 vjetësh, në Elbasan avancon Sejdini

PD fiton gjithashtu komunën Papër, ndërsa LSI merr dy komuna në zonën e Gramshit

Ja surprizat elektorale në Elbasan. PD fiton bastionet e PS në Qarkun e Elbasanit. PD ka fituar Bashkinë Cërrik, e cila prej më shumë se 10 vitesh ishte bastion i PS. Servet Duzha, i Aleancës për Qytetarin, ka fituar ndaj Arben Uruçit, të Aleancës për të Ardhmen. Në Cërrik: Servet Duzha i Aleancës për Qytetarin, 2328 vota, dhe Arben Uruci i Aleancës për të Ardhmen, 1928 vota, dhe Florenc Doko i Lëvizjes për Drejtësi të Shqiptarëve 826 vota.

Diferenca e kandidatit të Aleancës për Qytetarin, 400 vota. Një rol të madh këtu duket se ka luajtur kandidati i LDSH, i cili deri në çastet e fundit ishte kandidat potencial i PS-së.

PD ka fituar për herë të parë në Belsh, qytet që prej më shumë se 18 vitesh ishte bastion i PS-së. Asqeri Kuqo i AQ fiton ndaj Arif Tafanit të AA. Në Elbasan, PD ka fituar komunën Papërr. Gani Cani i AQ fitoi ndaj Shefqet Bullarit të AA-së. LSI dhe aleatët ka fituar komunën Gjergjan. Lumturi Hoxha ka fituar ndaj Faik Gjolenës. Në Gramsh PD dhe aleatët kanë fituar bashkinë. Dritan Bici i AA fitoi ndaj Kastriot Zëres së AQ.

LSI dhe aleatët kanë fituar komunën Kukër.

Komuna Lenie e kishte PS fituar sërish nga PS, komuna Skëndërbegas ishte e PS fitohet nga Halit Pole i PS-së, komuna Kushovë drejtohej nga PD, fituar nga Xhevahir Gora i PS-së, komuna Poroçan drejtohej nga PD, fituar nga Haki Llapushi i PS, komuna Tunjë drejtohej nga PD, fituar nga Refik Bërdëllima i PS-së, komuna Kukër ishte e PS fituar nga Luan Kokla i PS-së, Kodovjat e kishte PD e fiton Aranit Çela i LSI, Sultë e kishte PD e fiton Kodhel Çala i PD-së.

Gramshi

Dritan Bici i Aleancës për të Ardhmen 3274 vota dhe Kastriot Zëre i Aleancës për Qytetarin 1926 vota Dhe Astrit Kosturi i Lëvizjes për Drejtësi e Shqiptarëve 184 vota

Diferenca e kandidatit fitues 1348 vota. LSI fiton njësinë e dytë vendore në Qarkun e Elbasanit. Ajo është komuna Gjergjan në Elbasan. Pas numërimit të votave kandidatja e Aleancës për Qytetarin Lumturi Hoxha ka fituar 1535 vota dhe kandidati i Aleancës për të Ardhmen Faik Gjolena 1303 vota Në KZAZ e 12 që përgjigjet për administrimin e numërimit të votave të Bashkisë Elbasan, i vetmi problem i konstatuar ka qenë një qendër votimi nr. 2323 te shkolla “Sul Domi” në lagjen 5 Maji. Në këtë qendër, sipas kryetarit të PD-së Luçiano Boçi dhe kandidatit Durim Hushi ka ndodhur efekti “stafetë” ose “karrusel” ku vota bosh ka qarkulluar jashtë qendrës së votimit dhe një votues ka votuar me dy fletë për të njëjtin kandidat. Sipas Aleancës për Qytetarin kjo është qendra më e madhe e votimit në Elbasan me 1821 votues I përket një lagje periferike dhe e njohur si bastion I kandidatit Hushi. Në përfundim të numërimit u vunë re vota me shenjë që sillnin dyshime për pretendimin e PD. Kështu në kutinë 23 Sejdini mori 481 vota, Hushi 278 dhe 49 vota kanë dalë të pavlefshme të shënuara në anë të tyre. Pritet të përfundojë Prrenjasi, ku fitues deri tani është Bajazit Karriqi i Aleancës për Qytetarin

ELBASAN

PS Qazim Sejdini 12407

PD Durim Hushi 8345

45 nga 90

Përrenjas

PS Artur Topi

PD Bajazit Karriqi

Librazhd

PS Enver Kocci

Pd-Aleatët

Belsh

PS Arif Tafani 2388

PD Asqeri Kuqja 2819

14 nga 28

Peqin

PS Naim Teqja 908

PD Ilir Rrushi 2670

8 nga 16

Bradashesh

PS Sil Terziuale 1902

PD Sabri Sollaku 3649

19 nga 38

Gjocaj

PS Artan Hyka 772

PD Isuf Toli 1695

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›