E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët: Takimi Rama-Meta, pozitiv

Takimi në Prokurorinë e Përgjithshme të Kryeprokurores Ina rama dhe Zëvendëskryeministrit Ilir Meta është parë me sy pozitiv nga gazetarët. Sipas gazetarit të gazetës "Shekulli" Arben Rozhani takimi mes Prokurores së Përgjithshme dhe Zëvendëskryeministrit është një hap pozitiv mes dy institucioneve qeverisë dhe prokurorisë.
Ndërsa kryeredaktori i gazetës "Standard" Sami Neza pohon se është pozitiv ky takim por nuk duhet të ketë shumë miqësi mes qeverisë dhe akuzës.
Ndërkohë ditën e martë Rama priti në zyrën e saj Ilir Metën Zëvendëskryeministrin njëkohësisht edhe Ministrin e Jashtëm. Ky takim nis të zbus tonet mes qeverisë e cila kohët e fundit ka sulmuar prokurorinë që ka pasur në hetim edhe dy ministra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›