Tirana, KQZ nuk e merr në shqyrtim ankimimin e PS
TIRANE- PS ankimoi dje në KQZ vendimin e këtij institucioni, me numër 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzon ankimimin e PS. Ristani kërkon rrëzimin e kërkesës për mungesë kompetence dhe tejkalim të afatit ligjor të ankimimit. Gjoncaj: Kërkesa jonë ligjore. Kosovrasti: I ka skaduar afati.
KQZ S’KALON PËR SHQYRTIM KËRKESËN ANKIMORE PS
Ora 19:42- Mbledhja e KQZ-së e nisur rreth orës 18:15 minuta shqyrtoi për rreth 2 orë kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, por në fund vendosi të rrëzonte duke mos kaluar për shqyrtim ankimin e PS për pavlefshmëri të zgjedhjeve.Kjo kërkesë është rrëzuar me 4 vota pro dhe 2 kundër, duke bërë që ajo të mos kalonte për shqyrtim.
Kërkesa e parë e PS kishte të bënte me kundërshtimin e vendimit të ditës së shtunë që shpalli fitues kandidatin e ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha me 93 vota më shumë. KQZ vendosi që kjo pikë nuk ishte kopetencë e tij, por e Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë sa i përket shpalljes së pavleshmërisë në 284 qendrat e votimit të kryeqytetit sipas KQZ socialistët ishin vonë në këkresën e tyre, pasi kjo duhet të ishtë bërë në momentin që KQZ veproi si KZAZ për Tiranën.
Pritet që hapi i radhës të jetë dorëzimi i këkesë padisë së PS në Kolegj, ku të kërkohet pavlefshmëria e rezultati dhe e qendrave të votimit, nëse pranohet atëherë pritet të ketë gjasa që të shkohet në rivotim. Burime zyrtare nga PS bënë me dije për NEWS24 se pritet që socialistët të dorëzojnë nesër kërkesë-padinë e tyre në Kolegjin Zgjedhor.
Me refuzimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, KQZ vazhdoi punën sipas rendit të ditës.
SUBASHI: KQZ KOMPETENTE PËR TË SHQYRTUAR ANKIMIMIN
Ora 19:00 Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi duke dhënë gjykimin e saj mbi ankimimin e socialistëve deklaroi se KQZ i ka të gjitha kopetencat e përcaktuara në ligj për shqyrtimn e ankimimit.
“Ne duhet të shprehemi në vendim nëse e pranojmë apo jo kërkesën ankimore të PS-së. Jemi para vendimit të KQZ që shpreh hapur tabelat e Tiranës dhe sipas Kodit Zgjedhor ka përcaktuar se hallka e parë e ankimimit të KQZ është kompetente për shqyrtimin e ankimimit”,- theksoi Subashi.
.
Nga ana tjetar ajo deklaroi se kërkesa ankimore e KQZ i plotëson të gjitha kopetencat dhe afatet kohore.
“Këkesa e PS plotëson të gjitha kërkesat e Kolegjit Zgjedhor, si afatet edhe kompetencat. Unë gjykoj se pavlefshmëria e zgjedhjeve është brenda afatit ligjor dhe kjo është bazuar në nenin 161 në Kodit Zgjedhor”,- tha Subashi.
KOSVRASTI: PS KA SHKELUR TË GJITHA AFATET LIGJORE
Ora 19:04- Përfaqësuesi ligjor i PD-së Njazi Kosovrasti deklaroi se Partia Socialiste ka shkelur të gjitha afatet kohore të ankimimit pasi ajo nuk e ka bërë atëherë kur duhej. “Lidhur me momentin që KQZ në rolin e KZAZ numëronte votat e hedhura gabim , PS kishte të drejtë se nëse e konsideronte veprimin e pavlefshme ta kundërshtonte, por ajo nuk e kundërshtoi , por madje kërkoi qëtë shpallej fituesdi kandidati I tij me 10 vota para”,- theksoi Kosvrasti.
Kosovrasti tha se opozita nuk po thotë ndopnjë gjë të re në akimimin që ajo ka bërë, ndërkohë që akizoi socialistët se ka shkelur të gjitha afatet.
“Është fjala për kërkesën e kundërshtimit të shpalljes së rezultatit si dhe kërkesa juaj është dërguar jashtë afatit. Kemi të bëjmë me shpallje të rezultatit pas urdhërimit të Kolegjit. Sa i përket shpalljes së pavlefshëmërisë së zgjedhjeve unë mendoj se PS e ka humbur afatin kohor, pasi e rëndësishme është koha kur e bën ankimin, unë mendoj se janë shkelur afat”,- tha Kosovrasti.
GJONCAJ: KOLEGJI SHPALLI NUL REZULTATIN, KQZ SHPALLI FITUESIN
Ora 18:50- Ndërkaq, në vijim të këtij qëndrimi reagoi përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjonçaj duke thënë se kjo vonesë mund të jetë shkaktuar për faktin se KQZ nuk informoi për vend-ankimimin.Nga ana e tij Gjoncaj deklaroi se Kolegji me vendimin e tij e shpalli nul rezultati, ndërkohë nga ana tjetër shpalli mbrëmjen e së shtunës fitues Bashën me 73 vota para.
“KQZ nuk informoi PS për vend-ankimimin. Kolegji shpalli nul rezultatin, ndërkhë nga ana tjetër KQZ shpalli rezultatin e ri.
Kërkesa ankimore e PS është e bazuar në ligj dhe ankimimi ynë plotësisht në afat”,- deklaroi Gjoncaj.
RISTANI: ANKIMIMI I PS I PAVLEFSHËM, I KA KALUAR AFATI
Ora 18:43- Relatori i cështjes Arben Ristani përpara të gjithë anëtarëve të KQZ-së verifikoi ekzistencën e elementeve të formës dhe elementeve të tjera që përmban kërkesa ankimore e PS dhe deklaroi se ajo duhet të rrëzohet pë dy arsye: mungesë kompetence dhe tejkalim të afatit ligjor të ankimimit.
Pika e parë e ankimimit që është shpallja i pavlefshëm i vendimit 1158, të Komisionit të Zgjedhjeve, ku rishpallet Lulzim Basha fitues me 93 vota më shumë se Edi Rama, sipas Ristanit nuk plotëson kushtin për kompetencën. “Nuk plotëson kushtin për nenin 30 të kodit zgjedhor”, tha Ristani duke e hedhur poshtë atë.
Për sa i përket pikës së dytë të kërkesës ankimore të PS, për pavlefshmëri në 284 qendra votimiRistani deklaroi se edhe ajo rrëzohet, pasi i ka kaluar afati 3 ditor. “KQZ përmbushi detyrimin e saj si KZAZ e madhe në 23 Maj dhe kjo është dicka që dihet e pranohet nga të gjithë. Ka kaluar afati 3 ditor për ta ankimuar këtë vendim”, tha Ristani më tej.
Në rolin e relatorit të kësaj cështje, Ristani bëri me dije se ky vendim është i ankimueshëm në Kolegjin Zgjedhor.
KQZ SHQYRTON ANKIMIMIN E PS
Ora 18:25- Ka nisur rreth orës 18:15 minuta shqyrtimi i ankimimit të Partisë Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PS ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, rrëzimin e vendimit të KQZ-së për të nxjerrë fitues Bashën me 93 vota si dhe pavlefshmëri në 284 qendra votimi.
KQZ SHTYN PASDITE MBLEDHJEN
Ora 10:30-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të martën pasdite kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, që kundërshton vendimin e 25 qershorit për tabelat e rezultateve për bashkinë Tiranë, si dhe shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa qendra votimi në kryeqytet.
Mbledhja e paralajmëruar për në ora 10:00 të paradites së sotme u shty për në ora 18:00, ndërkohë që relatimi i kësaj çështje, pas hedhjes së shortit, do të bëhet nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.
TIRANA, PS KERKON PAVLEFSHMERINE E ZGJEDHJEVE
Ora 07:00-PS ankimoi dje në KQZ vendimin e këtij institucioni, me numër 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama.
Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të zhvillojë sot një mbledhje ne oren 10.00 ku do shqyrtojë pretendimet e socialistëve.
Në kërkesën ankimore të socialistëve, prej 9 faqesh , paraqiten agumentat ligjore ku kërkohet pavlevshmëria e vendimit 1158, të komisionit të zgjedhjeve, ku rishpallet Lulzim Basha fitues me 93 vota më shumë se Edi Rama , ndërsa pika e 2-të është shpallja e pavlevshmërisë në 284 qëndra . Sipas PS, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë lejuar shkelje flagrante të ligjit, të cilat kanë cënuar procesin zgjedhor në atë masë sa ka ndikuar në mënyrë evidente në përcaktimin e kandidatit fitues, për organet e qeverisjes vendore në këtë Bashki. Opozita rithekson në kërkesën ankimore për mospërputhje të tabelave të votuesve me fletët e votimit.
PS rendit dhe parregullsi te tjera si kuti te dëmtuara , mungesa e numrit të duhur të fletëve të votimit në disa qëndra , ose në raste të tjera gjetja e fletëve të votimit më shumë se numri i zgjedhësve. Nëse akimimit të socialistëve nuk i jepet një përgjigje pozitive nga KQZ , atëherë do të ketë një tjetër kerkesë padi këtë radhë në kolegjin zgjedhor , i cili eshte arbitri i fundit për problemet zgjedhore . Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratave të bëra nga Selia Rozë e cila akuzon mazhorancën për zgjedhje të manipuluara Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj nga Selia Blu deklaroi se zgjedhjet ishin transparente dhe këtë fakt e tregon transmetimi i tyre në media, ndërkohë theksoi se qytetarët votuan më shumë për kandidatin e mazhorancës.
Ditën e shtunë Komisionin i Zgjedhjeve miratoi tabelën përfundimtare të kryeqytetit, duke e rishpallur fitues kandidatin e ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha me 93 vota më shumë se kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’ Edi Rama .
Socialistët kanë deklaruar se do i shkojnë deri në fund betejës ligjore duke iu drejtuar përsëri Kolegjit Zgjedhor, i cili nëse vendos të pranojë padinë e PS për pavlevshmëri do të shpallë ripërsëritjen e votimeve , në të kundërt zoti Basha do të fillojë menjëherë detyrën e re, atë të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
(d.b/s.g/m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tabaku: Zgjedhjet në Tiranë, treguan forcën e demokracisë Tirana, PS: Gjithë rrugët ligjore të rrëzojmë vendimin e KQZ Tirana, PS shtyn pa afat mbledhjen e Asamblesë VIDEO: Tirana, PS kërkon pavlefshmëri, KQZ shtyn pasdite mbledhjen