KQZ rrëzon kërkesën ankimore të PS-së
TIRANE- Mbledhja e KQZ-së e nisur dje rreth orës 18:15 minuta, shqyrtoi për rreth 2 orë kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, por në fund vendosi ta rrëzonte atë duke mos kaluar për shqyrtim ankimin e PS-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Kjo kërkesë është rrëzuar me 4 vota pro dhe 2 kundër, duke bërë që ajo të mos kalonte për shqyrtim. Kërkesa e parë e PS-së kishte të bënte me kundërshtimin e vendimit të ditës së shtunë që shpalli fitues kandidatin e ‘Aleancës për Qytetarin’, Lulzim Basha me 93 vota më shumë. KQZ-ja vendosi që kjo pikë nuk ishte kompetencë e saj, por e Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, për sa i përket shpalljes së pavlefshmërisë në 284 qendrat e votimit të kryeqytetit, sipas KQZ-së, socialistët ishin vonë në kërkesën e tyre, pasi kjo duhet të ishte bërë në momentin që KQZ-ja veproi si KZAZ për Tiranën.
Pritet që hapi i radhës të jetë dorëzimi i kërkesë-padisë së PS-së në Kolegj, ku të kërkohet pavlefshmëria e rezultatit dhe e qendrave të votimit. Nëse kjo pranohet, atëherë pritet të ketë gjasa që të shkohet në rivotim. Burime zyrtare nga PS-ja bënë dje me dije për televizionin ‘NEWS24’ se pritet që socialistët të dorëzojnë sot kërkesë-padinë e tyre në Kolegjin Zgjedhor. Me refuzimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, KQZ-ja vazhdoi punën sipas rendit të ditës.
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera Çfarë ndodhi dje në KQZ