E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Lieberman, sot tubim “pro” Palestinës

TIRANE- Ministri i Jashtëm Izraelit, Lieberman vazhdon sot ditën e dytë të takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Kreu i diplomacisë izraelite do të takohet sot në orën 10:40 me Kryeministrin Sali Berisha, në orën 11:25 do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe në orën 12:10 do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.

Ndërsa është paralajmëruar takimi i biznesmenëve shqiptaro-izraelitë në orën 10:00 në hotel “Tirana” ku pjesëmarrës do të jetë edhe Berisha. Vizita e Lieberman në Shqipëri është e para e një sërë vizitash në vende të ndryshme të botës. Lieberman po lobon në emër të shtetit të Izraelit që të mos njihet Shteti i Palestinës nga vendet që marrin pjesë në OKB.

Por nga ana tjetër mësohet se sot në orën 10:00 do të organizohet një protestë ndaj qëllimit të kësaj vizite, pranë Kryeministrisë, në trotuarin afër “Piramidës”. Ky aktivitet nuk organizohet nga asnjë organizatë apo grupim i posaçëm, por përfaqëson një nismë të gjerë qytetarësh.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera Lieberman: Kosovën do e njohim pas Spanjës, Qipros e Greqisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›