Dibër, vret vëllanë për një rrënjë domate
DIBER- Një ditë pas ngjarjes në Fushë Alias në Dibër ku vëllai vrau vëllain, familjarët por madje edhe banorët e zonës ende nuk e kanë kaluar tronditjen. E ndërsa familja Buci ka hapur dyert e mortit për 54-vjecarin Ilmi Buci fqinjët e tij tregojnë rrjedhën e ngjarjes. Ata janë shokuar se si vëllai harron lidhjen e gjakut dhe u konfliktuan vetëm për një rrënjë domate.
Sipas banorëve të zonës konfliktet e kanë fillesën shumë kohë më parë kur vëllai më i ri Fiqiri Buci i cili duket se nuk ka patur marrëdhënie të mira me të afërmit e tij i kishte lënë tokën për ta punuar vëllait më të madh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, ndërsa policia arrestoi autorin Fiqiri Buci disa minuta pasi e kishin rrethuar në malet e Mustafës në Dibër.
(e.d/j.u7NEWS24/BalkanWeb)