E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rresheni e Lezha në hartën e parandalimit të kultivimit të kanabisit

MIRDITE- Rësheni dhe Lezha janë përfshirë në hartën e fushatës sensibilizuese për parandalimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Drejtues të policisë janë takuar së fundmi me përfaqësues vendorë për krijimin e shtabit të luftës kundër kultivimit të kanabisit. Qëllimi i këtyre takimeve është përcaktimi i masave dhe koordinimi i veprimeve gjatë cdo faze të ndërhyrjes në terren. Drejtuesit vendorë janë njohur me fazat dhe mënyrat e veprimit nga parandalimi i kultuvitimi, asgjesimi dhe arrestimi i autorëve. Ndërkaq krerët e komunave kanë pranuar se përgjatë viteve ka patur disa raste sporadike të evidentimit të parcelave të mbjellura me kanabis, ndërsa vlerësuan fushatën sensibilizuese ndaj banorëve për të ndaluar kultivimin e lëndëve narkotike si nëj faktor dëmtues të komunitetit.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›