E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibra, papunësia dhe hallet e zotit Islami

Share

Nga Ulsi Manja

I ftohti i madh i këtij fundviti ka ardhur jo pa bereqet në mexhliset e muhabetit në Dibër për politikën e me politikën, por jo për varfërinë dhe papunësinë që i ka mbërthyer nga Kalaja e Dodës, Lura dhe Reçi e deri tek Ura e Topojanit, e cila njëlloj si Ura e Ibrit në Mitrovicë, ndan Peshkopinë e harruar nga shteti me Bulqizën e mafias së kromit, ndan Peshkopinë ku jetohet  mbi tokë për inat të të tjerëve me Bulqizën e nëndheshme ku varrosen përditë  jetë njerëzish që marrin me vete hallet e tyre.

Por ura edhe bashkon, bashkon hajdutët dhe të korruptuarit e këtyre dy rretheve me barkderrët e mëdhenj të korrupsionit qeveritar në Tiranë që rrinë me zemër të ngrirë, të strukur tamam si macja ndër sofër, nga frika e ndonjë zemërimi popullor për shkak të varfërisë dhe krizës ekonomike ku po zhytemi përdhunisht nga qeveria e votave të vjedhura.

Në këtë të ftohtë dimri, qyteti i Peshkopisë mbetet pelegrinazhi i vetëm i të gjithë fshatrave të zonës dhe deri në mesditë kur edhe ikin furgonët e komunave, lokalet e qytetit dynden me njerëz që si për ironi të fatit me ato pak lekë që kanë në xhep, fillojnë e pinë tre helme bashkë: kafe, raki dhe duhan dhe për të hequr pak orë mendjen nga hallet dhe varfëria që i ka pllakosur, merren me analiza politike të hollësishme që nuk bëhen as në studiot televizive më prestigjioze, a thua se je mu në mes të Parlamentit Britanik e jo në Dibër.

Gjatë këtyre ditëve temë e bisedave politike ka qenë çregjistrimi i Kastriot Islamit nga PS, por si për të thënë që po merren edhe me ndonjë muhabet më serioz se sa ky, komentojnë edhe takimin e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani me pushtetarët lokalë për punët e të ftohtit dhe ngricave të dimrit në Dibër, a thua se përnjimend dibranët presin ti ngrohë Nishani i ftohur për vete me atë bojë pushtetarësh të dalë boje që kishte mbledhë në shtabin e emergjencave civile të rrethit.

Modestisht e them se dibranët e mi, punëtorë dhe të ndershëm dhe këtu nuk e kam fjalën për zyrtarët e korruptuar të Dibrës që të babëzitur pas hajdutërisë pa pikë turpi e kanë lënë Peshkopinë pa ujë të pijshëm edhe pse uji derdhet përrenjve, i kuptojnë shumë më mirë se ata që merren me politikë aktive arsyet se pse Islami i është hakërryer PS dhe Edi Ramës në këto dy vjet dhe ka bërë gojëmbyllurin për zararet dhe zullumet e Sali Berishës në krye të punëve të shtetit.

Duke biseduar shtruar me dibranët nëpër kafenetë e qytetit, dëgjon lloj- lloj shkaqesh të qëndrimeve kundra të Islamit ndaj PS, se gjasme i paska mbetur hatri te Rama se nuk i dha post në parti, apo se Rama e akuzon se bashkëpunoi me Sali Berishën kundra PS në zgjedhjet e vitit 2009, apo se atë e ndërsen Nano kundra PS etj, pra dëgjon gjithfarë lloj arsyesh që mund të pjellë mendja njerëzore.

Mirëpo dikush që kërkon ti largohet këtij muhabeti, me qetësi dhe me cigare në dorë, ashtu i rrudhur nga papunësia ku e ka hedhur lufta e re e klasave e pushtetit të Saliut që në 2005, zbulon edhe shkakun e vërtetë të prishjes së Islamit me PS, teksa shprehet se mes grazhdit të Saliut dhe PS, Islami zgjodhi grazhdin e Saliut sepse nga grazhdi nuk iket kollaj, kot lodheni, me post apo pa post në parti Islami prapë do të kishte shkuar mbas grazhdit të pushtetit; por ka me u bë pishman se nganjëherë mendja e madhe është zavalli i kokës. Por tek e fundit më mirë që e përjashtuan se ramë rahat të gjithë: ranë rahat socialistët sepse nuk duroheshin përditë këta të PD; ranë rehat Saliu, Fatosi, Iliri dhe gjithë PD se nuk kanë se me kë të merren më andej nga PS për të goditur PS; por ra rahat edhe Islami që tani është i lirë me i marrë mbarë televizionet e Saliut pa pyetur as për statut e as për parti.

E këto fjalë brilante që dalin nga goja e një të papuni të cilit qëndrimi pro apo kundër Islamit nuk është se i shton diçka në sofrën e tij dhe as nuk e rikthen në punën e humbur, janë sot mesazhi më i qartë për çdo shqiptar për atë që po ndodh sot me klasën politike që qeveris vendin, por edhe me të tjerë politikanë që hapin sytë ose mbajnë përditë duart në thesin e korrupsionit të pushtetit, pa pyetur për rregulla partie, moral politik apo demokraci shumice.

Islami thotë se nuk ka demokraci të brendshme në PS dhe për këtë ka zgjedhur të ankohet në dritaret e TV të Saliut. Po 800 mijë socialistët që dhunohen përditë nga mungesa e demokracisë në Shqipëri për shkak të pushtetit të Saliut ku duhet të ankohen zoti Islami?

Dalin e votojnë si njerëz u vidhet vota, shkojnë nëpër komisione për PS u hiqet asistenca, marrin rrugët e botës i kthejnë prapë në Shqipëri se bota është në krizë për vete,dalin të protestojnë nëpër sheshe për mungesën e demokracisë dhe lirisë i vret pushteti, duan të hapin gojën diku të ankohen për korrupsionin e madh kanë frikë se i dëgjon pushteti dhe i rrënon me taksa e xhelepe nën dorë,duan të lehtësojnë hallet e tyre nga barra e rëndë e papunësisë dhe varfërisë, Ti u thua se Saliu është burrë i mirë që u varfëron dhe u shtrëngon, por u thua që Rama është autokrat dhe harron që është lideri i opozitës dhe jo Kryeministri i vendit.

Zoti Islami përpiqet ta viktimizojë veten në mes të Tiranës dhe ajrit të ngrohtë të kondicionerit se me largimin e tij nga PS këtë të fundit do e gjejë hataja dhe se Rama do ti kapë gjithë socialistët në dru një e nga një dhe atëherë ne do ta kërkojmë Islamin për të na shpëtuar prej tij por sdo e gjejmë dot!! Zot na ruaj por hall më të madh me njeriun se kur bën pallë me mend nuk paska! Rri i qetë zoti Islami se PS do jetë aty sa të ketë pluralizëm politik në Shqipëri dhe aty do të hyjnë e do të dalin të tjerë njerëz edhe pse nuk është Islami apo Islamë të tjerë.

Zoti Islami ankohet se Rama po e mbyll PS, kur në fakt dyert e PS nën drejtimin e Ramës janë hapur e shqyer nga të katër anët me njerëz të varfëruar, të poshtëruar e madje edhe vrarë nga pushteti i Sali Berishës, që ish-Kaçit tonë i duket më liberal se sa Rama edhe pse mbi Sali Berishën  rëndon turpi i katër jetëve të vrara padrejtësisht në emër të mungesës së lirisë, punës dhe perspektivës për jetën. Në PS po vijnë e do të vijnë akoma më shumë njerëz, sepse aty nuk zbatohen tezat e Islamit për të mbajtur kokën ulur përpara Saliut, por vijnë sepse shohin një rreze shprese përballë demokracisë fallso ku po jetojmë përditë e më keq.

I dashur Kastroit, sinqerisht të them, ik nga studiot e ABC dhe të KLANIT të Kompanisë 2S (Sandër & Sali) e dil në botën reale ku jetojnë shqiptarët, sepse askush nuk e ka mendjen dhe as nuk shqetësohet për ato që mendon Ti për PS dhe Ramën. Dhe e di pse ? Sepse përtej plazmës së televizorëve ku ti flet e sheh lajmet ekziston një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që nuk e përfshin Unazën e Vogël të Tiranës, ku zakonisht ti bën politikë, ekziston një Shqipëri tjetër ku bën pjesë dibrani, mallakastrioti, shkodrani, tiransi, fieraku, vlonjati, sarandioti, kuksiani, tropojani, lezhjani, gjirokastriti, dursaku, bulqizaku, matjani etj,  pra gjithë shqiptarët, që jetojnë e vujanë njëlloj nga varfëria dhe papunësia ku i ka zhytur Saliu, që ti i bëhesh krahë kundra PS që sa qe në pushtet të dha gjithçka deshe .

Shqiptarët i kanë nxjerrë përgjithnjë nga m

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›